Në fakt, kjo lëvizje pritej prej muajsh. Që në dhjetor, New York Times kishte shkruajtur se Shtëpia e Bardhë kishte një plan në veprim për të zëvendësuar Tillersonin me Pompeon. Marëdhënia mes Presidentit dhe kreut të diplomacisë në fakt kishte arritur në një pikë shumë të ulët.
Të paktën që kur një njeri i brendshëm zbuloi për mediat amerikane, shfryrjen e zemërimit të Tillerson, gjatë një mbledhjeje: në atë rast ai e kishte quajtur Trumpin “moron”, domethënë idiot. Dhe Presidenti reagoi duke sfiduar Sekretarin e Shtetit në një test të kuocientit të inteligjencës.
Dallimet në pikëpamje, në nivelin e politikës ndërkombëtare, në fakt kanë qenë shumë. Duke nisur nga Irani dhe Korea e Veriut Tillerson i ka kërkuar disa herë presidentit ë përdorë tone më tëzbutura dhe të favorizojë rrugën e negociatave dhe jo atë të përplasjes verbale.
Sekretari i ri i Shtetit konsiderohet një “fajkua”. Nën drejtimin e tij, për shembull, CIA ka deklasifikuar dokumenta që zbulojnë se si Teherani ka mikpritur njerëz të al Kaedës në të kaluarën.