osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Av. Idajet Beqiri: Dosja “Hajdari”, afera e CEZ dhe Gërdeci nxjerr nga shinat Metën e Berishën!

Av. Idajet Beqiri: Dosja “Hajdari”, afera e CEZ dhe Gërdeci nxjerr nga shinat Metën e Berishën!

Sot morëm pjesë në Kongresin e PS. Jemi 34 parti politike në koalicion me PS që do të dalim në zgjedhjet lokale të datës 30 qershor 2019. Partia e Unitetit Kombëtar, të cilën unë drejtoj, në zgjedhjet e kaluara ka marrë 13 mijë vota. Dolëm në zgjedhje me kandidatë vetëm në 55 për qind të bashkive të vendit.

Fituam 14 këshilltarë bashkiak. Sot kemi këshilltarë bashkiakë në Tropojë, në Klos të Matit, në Mirditë, kemi Kryetarin e Këshillit të Bashkisë së Kukësit, kemi këshilltarë në Bashkinë e Kamzës, në Gramsh, 2 në Lushnje, në Mallakastër, në Gjirokastër, në Sarandë, në Vlorë, Berat… Kongresi i PS ishte madhështor.

Socialistët për 5 vjet në qeverisje bënë një Shqipëri tjetër, bënë reforma të mëdha në të gjitha fushat e jetës, mbi të gjitha bënë dhe po bëjnë reformë në drejtësi, në energjitikë, në ndërtim, në të gjitha institucionet e shtetit. E pastruan Shqipërinë nga pisllëku pa fund e kudo i bandës vandaliste të Berishës.

Shikoni Tiranën, Fierin, Vlorën, Korçën dhe gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë. Lule. Njëri më i bukur se tjetri. Arritjet do të ishin dy herë më të mëdha nëse nuk do të kishim një opozitë rrugaçërore parlamentare, e cila një ditë të vetme, atëherë kur e vuri në rresht SHBA për të votuar Kushtetutën e Vettingut, bëri detyrën e saj si opozitë.

Ndërsa 6 vjet të tjera janë marrë me sabotime, akte rrugaçërore, dhunë, sharje, nxirje të imazhit të Shqipërisë në televizionet stresuese kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve etj. Kjo opozitë ka për qëllim të vetëm mos integrimin e Shqipërisë në BE.

Është investuar nga Serbia e Millosheviçit me 20 milionë dollarë në vitet 1991 e më pas. E ka pohuar edhe krimineli i luftës Millosheviç këtë fakt. Tani u doli horrllëku rus me protagonistë Lulin e 230 milionë eurove të vjedhura në Rrugën e Kombit…

Vettingu në drejtësi, fillimi i ngritjes së SPAK dhe të BKH, rihapja e proceseve kriminale të Gërdecit, të vrasjes së Azem Hajdarit, të vrasjeve të 21 janarit, të aferës së ÇEZ, të Floririt të Krrabës, etj. etj., i nxorën nga shinat Berishën, Bashën, Metën dhe Kryemadhin, të cilët dogjën mandatet për të djegur Shqipërinë. Nxjerrin në rrugë militantët e tyre dhe i quajnë “popull” dhe përmes dhunës, duan pushtetin në tavolinë, pasi me vota nuk fitojnë dot kurrën e kurrës.

Nuk fitojnë sepse shqiptarët i provuan dhe morën prej tyre vetëm krim, injorancë në qeverisje, djegie, anarshi dhe harbutëri, vjedhje dhe korrupsion galopant. Luli dhe Monika thërresin në protestë Kamzën, Vorën dhe gjithë Shqipërinë. U mblidhen sa çereku që ju mblodhën sot Erion Veliaj vetëm nga Tirana! Dhe flasin për “popull”, kur populli shqiptar sot dhe kurdoherë në kutitë e votimit, në sheshe, në sondazhe, në oda burrash, në rrugë e lokale, i japin pa kursim, me shifra dy herë më shumë sesa opozitës vetëvrasëse besim Edi Ramës dhe ekipit qeverisës të tij.

A ka gabime kjo qeveri dhe kjo qeverisje? A ka gabime dhe mosarritje Edi Rama? A ka gjëra që duhen përmirësuar rrënjësisht dhe cilësisht në këtë vend? Ka plot e plot. Por këto i duhen vënë në dukje kësaj qeverie, duhet protestuar për to, por jo më me sloganet serbe “Nano ik”, “Rama ik”… por me sloganin “Nuk ka më kthim mbrapa te dallkauk Berisha-Basha-Meta. Rama ec përpara, por drejto më mirë shënjestrën kundër atyre që i ke në krahë,por që nuk ecin në një hap me ty për të qeverisur shumë më mirë vendin…

” Shqipëria është tashmë në rrugën e duhur. Opozita destruktive dhe vandaliste është në rrugë së bashku me zjarrvënësit e Shqipërisë. Në Kuvendin e Shqipërisë zunë vend deputetët legjitimë të opozitës së re. Ata paralajmëruan sot se do të votojnë ligjin e shumëpritur të Amnistisë, të cilin e duan shqiptarët e djathtë dhe të majtë. Më pas duam prej tyre Reformën Zgjedhore, duam implementimin e plotë të reformës në drejtësi, që këta kriminelët 28 vjeçar të politikës të shkojnë në “satërën” e burgut dhe t’u sekuestrohen të gjitha pasuritë që i kanë vjedhur Shqipërisë dhe shqiptarëve…

Mbi të gjitha duam të na integrojnë në BE, si destinacioni ynë final ku na ka hije të qëndrojmë përkrahë popujve dhe kombeve të tjera të qytetëruara. Meqenëse Edi Rama dhe qeverisja e tij është legjitime, ka mbështetjen më masive popullore, ka ardhur në pushtet me votën masive të shqiptarëve, populli shqiptar di dhe do të dijë ta mbrojë, ta inkurajojë, ta kritikojë dhe ta motivojë për t’i çuar reformat për Shqipërinë që duam shumë përpara.

Revolucionet i bënë populli, nuk i bëjnë xhepaxhinjtë, kusarët, vrasësit dhe ata që kanë probleme me drejtësinë… Ndaj kujdes me popullin, i cili duron, duron, por jo pafundësisht…