Shqipëria ka marrë një tjetër goditje nga Turqia. Pas humbjes së kombëtares mbrëmjen e djeshme në Shkodër, sonte ka qenë radha e 21-vjeçarëve në eliminatoret e Euro 2021, që u mundën nga turqit në Elbasan me rezultatin 1-2.
Turqia e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 11-të me sulmuesin Ilker Yuksel. Por shqiptarët nuk u dorëzuan duke barazuar me Shaqir Tafën në të 20′.
Por, në minutën e 78-të Turqia shënoi golin e dytë pas një veprimi të bukur në zonë të Berkay Ozcan duke na dhënë goditjen e dytë brenda 24 orëve.