osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Akuzojnë për tradhti dhe e përdorin popullin për fasadë!

Akuzojnë për tradhti dhe e përdorin popullin për fasadë!

Pas djegies së mandateve të opozitës në parlament, ata që i zëvendësuan u cilësuan tradhtarë! Tradhtarë të partisë, bukëshkelur, të liderëve që i nominuan nëpër lista, shpesh jashtë çdo kriteri, moral, moshe, apo profesional. Në fakt opozita e cilësoi aktin e saj si të diktuar nga sovrani.

Kësisoj për konotacion, mëkëmbësit në parlament (opozita e re) janë shpallur apriori armiq të popullit! Kjo nuk lë pa demonizuar edhe ndërkombëtarët dhe aleatët tanë strategjikë, të cilët më herët kanë qenë kundër djegies së mandateve dhe kanë inkurajuar vijimësinë e jetës parlamentare për të gjitha reformat integruese për në Europë.

Ndërsa këta të fundit i cilësojnë zgjedhjet e fundit parlamentare si të certifikuara dhe brenda normave demokratike, opozita i konteston fuqishëm, kërkon zgjedhje të parakohshme, pa “qeverinë e krimit”, ose përndryshe nuk do ketë asnjë ditë të qetë dhe normale.

Por pyetja shtrohet: këta që drejtojnë protestat janë nga fara e plebejve, fisnikëve apo nga e “tradhtarëve”?! Për këtë mjafton t’i rikthehemi fakteve, të bëjmë një skaner qoftë edhe të pathelluar të tranzicionit. Ligji 7501 për Tokën, varrosi përfundimisht pronën dhe e la Shqipërinë pa investime serioze.

Jo vetëm kaq, por e polarizoi shoqërinë në mënyrë të tejskajshme, ku nuk ka ditë pa viktima. U shkatërrua në themel prona publike me pretendimin se ishte e “komunistëve” dhe u premtua “Çeku i bardhë”, që realisht doli i zi, tabut për Shqipërinë. Shumë prej fabrikave, uzinave, minierave, ndërmarrjeve agro-ushqimore ekzistuese, me atë teknologji apo me përmirësime, mund të vijonin të punonin, të prodhonin të mira materiale dhe pse jo të bëheshin rentabël dhe konkurrente në rajon e më gjerë.

Kjo jo vetëm do shëndoshte ekonominë, por do minimizonte në maksimum problemet sociale, do frenonte rrjedhjen e trurit dhe krahut të lirë të punës. Nuk kishte asnjë arsye që edhe për mollë, edhe për kumbulla edhe për perimet, edhe për birrën, edhe për vezët, mishin, dhe për shumëçka ne t’i drejtoheshim tregut të huaj me valutë kesh. Shqipëria është një vend me klimë mesdhetare, me diell gjatë 300 ditëve të vitit dhe me kushte ideale zhvillimi bujqësor – blegtoral. Nga ana tjetër lejimi i ndërtimeve pa kriter, sidomos përgjatë vijës bregdetare, shkatërrimi i pyjeve, kullotave, florës dhe faunës fundosi turizmin elitar, një nga resurset më të mira që kishim.

Gjithçka tjetër ka qenë inisiativa e individëve apo e familjeve të veçanta, të cilat nuk sigurojnë dot akomodim dhe shërbim sipas kërkesave të tregut. Për të shkuar tek 1997-ta që gllabëroi kursimet e shqiptarëve dhe mjaft tinëzisht hapi depot e ushtrisë, pajisi njerëzit me armë, duke mëtuar një luftë civile. Kronologjia vazhdon me 1998-tën, me Gërdecin, me 21 Janarin, e me sa e sa bëma dhe gjëma që nuk ka laps që i shkruan.

Në këtë kontekst asnjëherë më parë nuk ka pasur zgjedhje të ndershme, standarde demokratike, institucionet kanë çeduar, kanë vuajtur nga militantizmi, informaliteti, fryma e akraballëkut dhe e korrupsionit. Modeli i shtetbërjes që u aplikua qe më i mënxyrshmi dhe e ka ulur në minimim dozën e optimizmit dhe besimit sidomos tek rinia.

Disa prej politikanëve dhe protagonistëve kryesorë të zhvillimeve të fundit janë ndër më të pasurit në këtë vend, të përfolur për lidhje me oligarkët, edhe për transferimin e kapitaleve në skemat offshore. A nuk e kanë tradhtuar ata besimin e publikut, apo “sovranit” siç e kanë për zemër ta thonë dhe e përdorin turmën si fasadë, si mish për top, sa herë jua lyp momenti apo nevojat?!

Sikur për një çast të mendoja se nuk janë të përlyer dhe gjendja e pashpresë është rezultat i padijes dhe amatorizmit të tyre, i vetmi gjest apo akt i duhur, qytetar, patriotik, do ishte të dorëhiqeshin pa të drejtë revokimi. Ose së paku mos u përpiqni zotërinj të bëni paralelizma, midis hallit dhe nevojës tuaj të mbrame për ruajtjen e benefiteve dhe statuskuo-së me atë të popullit që vetë e varfëruat dhe e keni /Nga Luan KURTI