osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dimri i përgj.akur i ’97-ës dhe tirani i lirë në Tiranë!

Dimri i përgj.akur i ’97-ës dhe tirani i lirë në Tiranë!

Mbase ky artikull duhej shkruar dhe më parë, mbase duhej pritur edhe pak, por ja që ndodh se si heshtja apo dhe padurimi e kanë një kufi…

Duke u hedhur pas në vite, afërsisht një çerek shekulli më parë, pra në dimrin e egër të viteve 1996-1997, nuk ka se si populli shqiptar të mos të kujtojë një nga ngjarjet më të rënda të historisë së tij, e cila lidhet drejtë për së drejti me regjimin e egër antidemokratik e anti popullor të asaj kohe që përfaqësohej nga Sali Berisha.
Sali Berisha…!

Emër ky tashmë simbol i të keqes shqiptare, simbol i vajit të nënave që i veshi me të zeza, simbol i tradhtisë kombëtare, i egërsisë së pa shpirt, i njeriut që për pushtetin e tij diktatorial nuk pyeste por sakrifikonte dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duke i çuar ata drejtë vdekjes së sigurt dhe pikërisht atë ditë që i vriste një ditë më parë u pat përgatitur fjalimin mortor. Kusar e bandit i përmasave të mëdha, që do ta kish zili dhe vet “Al Kapone” dhe nëse në Siçili, do të kish ndonjë universitet për studime mafioze, kam bindjen personale se ai do te ish “Rektor” nderi i tij.

Në historinë e popullit shqiptar as ka patur por as edhe nuk ka për të patur njeri më hipokrit më shumë se ai dhe që hipokrizinë dhe pabesinë e tij e ambalazhonte me thirrjet histerike “për demokraci dhe shtetin e të drejtës”, që për ironi të fatit, si njëra edhe tjetra, treguan se në horizontin e dukshëm të politikës shqiptare ishin aq larg, saqë jo vetëm me dylbi nuk dukeshin, por dhe me mjetet e sotme të sofistikuara satelitore… do të prisheshin dhe vetë satelitët, ashtu sikurse u prish dhe u shkërmoq shteti shqiptar gjatë sundimit të tij si despot.

Ai, mbase diku nëpër libra ka lexuar për Neronin i cili i vuri flakën Romës dhe mania apo lakmia e tij për t’ja kaluar dhe vet atij e bëri që të humbasë qetësinë dhe i prirur për t’u futur në histori si dhe falë luhatjeve të tij në ekuilibrin mendor të pa ekuilibruar, a po aluçinacioneve nervore që pat manifestuar e bëri dhe e çoi drejt idesë së djegies së gjithë Shqipërisë.

Teksa sot bëj një përqasje me demostratat që ai dhe shpura e tij apo dhe “jeniçerët” e tjerë të partive pa parti, vërej se ato dallohen katërcipërisht nga demostratat e organizuara nga populli shqiptar në fillim të vitit 1997 e deri në fund të pranverës të po atij viti. Kjo ka arsyet e veta sepse shteti i cili u vet etiketua “i të drejtës” shkoi gjer në atë pikë saqë vodhi të gjithë popullin e vet në mënyrën më të paskrupullt duke u kthyer në shtet kundër të drejtës.

Kaq hipokrit ish shteti shqiptar dhe kreu i vetemëruar i tij mbi kalë… Sali Berisha, saqë me një ekzaltim të përçudnuar, klithte para ekraneve të TV se “paratë e shqiptarëve ishin të pastra”.
Në jetën e tij prej despoti ndoshta ishte e vetmja deklaratë e sinqertë, përjashto këtu shpirtin e tij katran të zi që sëbashku me bashkëpunëtorët e “preshit” i vodhën shqiptarët.

Nëse shprehem se “i vodhën shqiptarët” jo pa qëllim dua të nënvizoj se unë që jam dëshmitar i asaj kohe, kur kisha në krah të pa parti, demokratë, socialistë, republikanë, komunistë, ballistë dhe deri te ata që nuk dinin se çdo të thoshte parti, por që e ngrinin zërin e revoltës natë e ditë pa reshtur prej “sheshit të flamurit” e deri te Universiteti I. Qemali.

Askush nuk i organizoi jo! Ajo ishte një revoltë mbarë popullore, një uragan i fuqishëm, paçka se Sala herë akuzon qarqet greke, here ato amerikane, herë selinë e trëndafilit rozë, herë komitetet e shpëtimit, të gjitha këto pjella të fantazisë së tij të sëmurë. Ishte vetë despoti, ai shkaktar kryesor i gjendjes së rëndë që e çoi popullin drejt konfrontimit të armatosur që dhe sot e kësaj dite kujtojmë gati dy mijë të rënët e kësaj vëllavrasjeje dhe i pa turpi, i pa nderi kriminel bërtiste: “Rebelët kriminelë të Vlorës”.

Që një shtet të ketë në krye një njeri me të meta mendore do të thotë se ky popull për momentin e kishte humbur vetëdijen politike, duke krijuar besimin e patundur në “tiranët e tij”. Kur u shpërbë shteti dhe u armatos populli ishte pikërisht “despoti” ai, i cili deklaroi se rebelët hapën depot e armëve, por që njëzet vite me vonë ai do të mburrej se na i kishte hapur vet. Mbase kjo e fundit mund të jetë e vërteta, sepse këtij tirani i interesonte një konflikt veri-jug dhe ai me gjithë familjen e tij dhe oborrtarët e “preshit”, të ngrohnin duart në ngrohtësinë e flakëve të vëllavrasjes shqiptare. Kjo situatë e rëndë, bëri që të rrezikoheshin seriozisht fatet e Atdheut nga një ndërhyrje e armatosur nga jashtë. Si dëshmitar i asaj kohe më kujtohet (po e citoj në mënyrë të përafërt) të ministrit italian të Mbrojtjes, Beniamino Andreata, i cili fliste për interesat e Italisë në Ballkan në përgjithësi dhe në Shqipëri në veçanti.

Kjo është e besueshme sepse përkon me faktin që 100 impreditorë italianë të instaluar me aktivitetet e tyre ekonomike në Shqipëri i kërkuan parlamentit italian të futeshin me trupa për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike nga shkatërrimet që po u shkaktonte gjendja e krijuar. Në fakt parlamenti italian nuk e miratoi (që të mos krijohej imazhi i një pushtimi), sepse ata do t”i sillnin trupat më vonë me operacionin e kodifikuar “Alba” dhe do të bënin si tu donte qejfi atyre duke na i mbytur bijtë tanë në “kanalin e Otrantos”.

Kur them se ai rrezikoi fatet e Atdheut kam parasysh njëkohësisht edhe afrimin e divizionit të XX -të të fanterisë greke në kufijtë tanë jugorë dhe komanda e lartë e trupave greke organizoi një stërvitje të madhe me tematikë: Veprimet e komandës e të trupave të divizionit të fanterisë për kapjen e “Vorio Epirit”.
Është aq e çuditshme saqë në ato momente të turbullta dikush (kjo për mua ngelet një enigmë e madhe që kush fshihej mbas atij njeriu) më drejtohet e më thotë:

– Pse të mos shkëputemi fare nga Tirana dhe të shpallim Republikën e Jugut apo dhe të Vlorës?!

– Po Shqipërinë dhe vëllezërit tanë kujt do ja lemë- ia ktheva. Kjo ish biseda më e shkurtër me atë njeri por që dhe sot e kësaj dite nuk e heq dot nga mendja, jo atë njeri, por njeriun despot, i cili na çoi në kufijtë e diskutimeve dhe orekseve të fqinjëve si dikur në Londrën e dytë të 1915-tës!

Kjo është tradhtia më e madhe mbas asaj të A. Zogut, i cili e shiti Shqipërinë në ditët më të vështirapor me një ndryshim fare të vogël: I pari iku me gjithë familjen duke bërtitur: Në djall dhe froni i mbretit! I dyti edhe ky e përcolli familjen e tij në Itali, por duke bërtitur: E dua fronin e pushtetit!

Aktet e mizorive të tij, tashmë janë të skeduara në memorien popullore sikurse është edhe urdhëri për ta kaluar ushtrinë në dorë të policisë sekrete të Gazidedes, apo urdhëri që u dha aviatorëve tanë për të hedhur bomba me gaz helmues mbi popullatën dhe këto janë të gjitha të dokumentuara ashtu sikurse është e dokumentuar dhe akti i lënies nën kontroll të ujërave tona territoriale nga Marina Ushtarake e fqinjëve italianë të cilët na mbytën nënat motrat vëllezërit e bijtë tanë, teksa ne dëgjonim me habi Irenë Pivetin, e cila gjithë histerizëm racial, klithte nga mikrofonët e vjetër të Duçes: Të gjithë shqiptarët i hidhni në det! …

Çfarë ironie e tallje me një popull teksa 20 vite me vonë po këtë kuçkë gjuhë nepërkë, do ta prisnin me buzëqeshje në ambjentet portuale të “Nënë Terezës”. Çfarë nëpërkëmbje që ju bë popullit tonë teksa të dyja palët derdhën lot krokodili për viktimat e Otrantos; Bashkia e Vlorës do ta shpallte Romano Prodin “qytetar nderi” duke i dhënë çelësin e godinës së bashkisë, që dikur e dikur në vitet ’20-të të shekullit të kaluar, atdhetari Mehmet Selimi nuk u dha çelës, por do t’ua merrte atë duke i dhënë ultimatumin gjeneral Settimo Piacentinit pikërisht në atë godinë bashkie, që brenda 48 orëve ata duhet të largoheshin nga Vlora dhe e gjithë Shqipëria!

Atdhedashuria nuk është nocion abstrakt, ajo buron nga dashuria e madhe për vendin tënd, por sikurse e cilësuam epokat nëpër të cilat kalon një popull e sidomos situatat e vështira, lindin dhe atdhetarë por dhe tradhtarë dhe i tillë ka qenë e ka për të ngelur Sali Berisha i damkosur për jetë me vulën e tradhtisë.

Rënia e përkohshme e tij sidomos mbas grushtit të shtetit që ai organizoi në vitin 1998, tregoi se “ lepujt” kurrë nuk bëhen dot trima dhe të tillë ngelën socialistët . Fill mbas atij viti u mobilizuan disa shoqata bile dhe elementë përparimtarë, për të mbledhur firma ngado në të katër anët e Shqipërisë për të venë para organeve të drejtësisë shkaktarin e kësaj drame të madhe për shqiptarët.

Unë po kujtoj një pasazh të atyre ditëve kur më ra telefoni dhe me kërkonte “B. K.,” në atë kohë specialist i policisë gjyqësore pranë gjykatës në Vlorë. Kur u paraqita gjithë entuziazëm më shpjegoi e duhej të firmosja një peticion për dënimin e satrapit Sali! Nuk e firmos i thashë, sepse ju nuk kini b… për ta dënuar! Njerëzit nuk dënohem me peticione, por me aktet antikushtetuese e anti ligjore dhe me prova. Provë keni gjakun e popullit nëpër rrugë- i thashë dhe u largova.

Doemos që ai ka mbetur i habitur teksa kur më shikon e shkëmbehem dhe sot me të në rrugë ai buzëqesh dhe tund kokën sikur do të më thotë…se kisha shumë të drejtë!Kur tirani i një populli ngelet i lirë, ai përbën rrezik të madh sepse është si kufomat e lëna jashtë që qelbin erë dhe bëhen shkak për infeksione. Drejt kavieve të tilla sulen gjithë kërmëngrënsit dhe mbartësit e viruseve prandaj dhe shoqëria shqiptare mori virus të keq që dhe sot kësaj dite vuan nga një infeksion i tillë.

E gjithë historie e këtij njeriu të shpërfytyruar ka treguar e tregon se ai nuk rri dot po nuk i pati duart me gjak deri në bërryl. Si mundet ta quaje thjeshtë një “ aksident” Gërdecin, ku ai personalisht nëpërmjet gjarpërinjve të familjes së vet, sëbashku me të kapardisurin Mediu janë arkitektët e tragjedisë dhe se mbas kësaj tragjedie, fshihen aferat korruptive të familjes së tij dhe se ky tiran naiv nuk na dinte se kunati i tij na paskësh punuar në ndërmarrjen e vdekjes?!…

Nuk u mjaftoi një film i tërë që pushtoi sallat e kinemave botërore? Apo do të duhej dhe pushkatimi në bulevard që ky popull të bindet për mishngrënësin e vet dhe në të pastajmen përsëri ta harrojë?!Po a do vihet përpara drejtësisë “Pinoçeti” shqiptar? Jo! Ai dhe askush nga familja e tij nuk do të ndëshkohen.

Europa dhe Amerika u ruhen turbullirave dhe për më tepër e kanë merakun se mos këto përhapen dhe në rajon. Aq më tepër, që jo pa qëllim “kasap-satrapi” i shqiptarëve mbledh sa më shumë militantë për të demostruar ende fuqinë e tij duke thënë: Evropë e ti Amerikë mos luni me mue se ban vaki me më prek nje fije kam me e ndezë flakë gjithë Shqipërinë!
Socialistet si lepuj frikacakë gjer në palcë që janë, nuk i bëjnë dot gjë. Evropa dhe Amerika ndruhen shumë e kushedi si mërmërisin me vete: Ç’na polli belaja me këtë njeri pa asgjë.

Nga Ylli MEÇE