Përveç pritjes së emrave, lajmi i ditës ishte pjesëmarrja e liderit historik të PS-së, Fatos Nanos.
Por edhe pas 8 orësh punime në Kongresin e socialistëve, lideri historik i PS-së, jo vetëm që nuk mbajti asnjë fjalim por madje as nuk ishte i pranishëm në sallë. Lidhur me situatën ka reaguar edhe kryetari i komisionit parlamentar të Ligjeve Ulsi Manja.
“Nuk i di arsyet”, thotë Manja, “ka patur një ftesë edhe pse ai nuk ka nevojë për ftesa, është pjesë e PS-së”.