Pas kongresit te Partise Socialiste dhe Takimit “Tirana qe Duam” ne sheshin “Nene Tereza”, kryetarja e Partise Socialiste Tirane, Blerina Gjylameti ka folur ne studion e ERTV.
“Ajo që pamë sot, tregoi që kishte një lloj bilanci për cfarë është bërë mirë. Dhe Tirana ka pesuar nje transformim te jashtezakonshem qe tregon se jemi ne rrugen e duhur. Ne kemi një kontratë për bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm dhe do i shkojme asaj deri ne fund”, tha Gjylameti.
E pyetur rreth klimes politikes ne vend dhe se si protestat e dhunshme te opozites mund te cenojne imazhin e vendit, Gjylameti tha se Tirana e vertete eshte ajo qe u pa sot ne shesh, Tirana e njerezve qe duan punen dhe progresin, jo konfliktin dhe kaosin.
“Opozita tenton të krijojë një ngërç artificial. Forcat demokratike duhet të përballen në tempin e demokracisë, parlamentin. Kaosi nuk është realiteti shqiptar, Tirana është një qytet i punës. Protestat janë ushtrim i së drejtës kushtetuese, por jo mjet për të cënuar të mirën e përbashkët”, tha Gjylameti.
Deputetja e Tiranes i beri thirrje opozites qe t’i kthehet rruges se dialogut.
“Ne duhet të jemi bashkë për interesin kombëtar, qe tani është anëtarësimi ne BE. Forcat politike duhet të tejkalojnë interesat politike në emër të interesit kombëtar”, tha Gjylameti.