Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu, ku pritet të diskutohet për protestat dhe vijimin e aksionit politik.
Nuk dihet nëse kryedemokrati do ta hedhë për diskutim apo marrë në konsideratë ftesën e shefit të mazhorancës Edi Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme në shtator nëse opozita futet në zgjedhjet lokale të qershorit dhe fiton një bashkia më shumë se PS.
Por duhet të jeni të sigurtë se nuk ndodh dhe Rama është shprehur gabim duke bërë lapsus. Dakordësia për zgjedhje në shtator duhet të paraqitej si ofertë me PD me kushtin e vetëm: Nëse fiton një bashki, shkojmë në zgjedhje të parakohshme!