Sot në mitingun hapës për rikandidimin e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës kanë qenë ndër të tjerë, edhe fy figura shumë të njohura për publikun.
Bëhet fjalë për të madhin Luftar Paja dhe djalin e tij Gaz Pajën.
Atë e bir kanë shkrepur edhe këtë foto ndërsa nga pas tyre duken edhe flamujt kuqezi, pasi siç mund ta keni vënë re, në miting nuk kishte asnjë flamur partiak.
Gaz Paja rezulton edhe në listën e 100 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të Tiranës, në ekipin e Veliajt.