Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin pasuror për tre personat e akuzuar si trafikantët e drogës, pas kapjes së 613 kilogramëve kokainë në Maminas në 27 shkurt.
Për Donald Lushajn, Armando Pezaku si dhe pronari i “Arbri Garden” Arbër Çekaj është urdhëruar të verifikohet pasuria.
Prokuroria i ka dërguar një kërkesë bankave, hipotekave dhe zyrave që kryejnë transfertat e parave.
Pronari i kontenierit me banane Arbër Çekaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi u largua në Gjermani, tre ditë përpara se të kapej nga policia ngarkesa me kokainë.
Ambasadori amerikan Donald Lu e konsideroi Çekajn, si “peshk i madh”.
Ndërkohë Çekaj, deklaroi në media se nuk ka lidhje me sasinë e kokainës së kapur në Maminas.