osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulzim Basha i’a u futi të gjithëve për… tradhëti (Fakte)!

Lulzim Basha i’a u futi të gjithëve për… tradhëti (Fakte)!

Prej më shumë se një muaji Partia Demokratike ka deklaruar djegjen e mandatet e deputetëve, në shenjë proteste kundër qeverisë.

Por, vendimi për të djegur në bllok mandatet e ka nxjerrë zbuluar Lulzim Bashën, ku ka pasur jo pak raste që janë shprehur kundër këtij vendimi.

Risjellim në vëmendje, Rudina Hajdarin, vajza e Azem Hajdarit, e cila doli hapur kundër vendimit dhe nuk iu bind urdhërit të Bashës, dhe më pas u përjashtu nga PD.

Po ashtu i njëjtë është edhe rasti i Myslim Murrizit, i cili po ashtu u përjashtu ,pasi doli kundër vendimit të Bashës.

Por, nga ana tjetër të tjerë kandidatë në listat pritëse, po pranojnë mandatin dhe po futën në parlament dhe të gjithë janë quajtur tradhtarë nga Lulzim Basha.

Por, ku duket të jetë rasti kur hajduti bërtet kapeni hajdutin.

Lulzim Basha është jo vetëm tradhtar, por dhe mediokër në politikë. Kujtojmë këtu zgjedhjet e 2017-ës, kur bënte luftë kundër LSI-së dhe tashmë ka futur Monikën “nën sqetull” dhe bërtet për LSI-në.

Me 17 maj u tradhëtoi demokratët, edhe PD-në. U mbyll tre orë me Ramën, bënë një marrëveshje, detajet e së cilës kurrë nuk u bënë publike dhe më pas u fut në zgjedhje.

Tradhëtoi banorët e Kukësit, në protestën e tyre. Bënte gjoja thirrje për protesta, por siç e panë të gjithë i tradhëtoi kuksianët dhe ditën që filloi aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, Basha nuk u dëgjua fare. Basha fiku “zjarrin” e revoltës së tyre dhe gjithçka kaloi në qetësi.

Basha tradhëtoi edhe aktorët në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në disa raste është shprehur se nuk do ta lejonte shembjen e Teatrit, vetëm nëse kalonin mbi trupin e tij. Por, Basha mesa duket e ka harruar premtimin e tij dhe nuk thotë asnjë fjalë për Teatrin Kombëtar, duke tradhëtuar hapur aktorët.

Ka me dhjetëra raste politikanësh, intelektualësh dhe bashkëpunëtorë që e thonë këtë.

Po e fillojmë nga i fundit, Adriatik Alimadhi, kreu i Ballit Kombëtar, aleat historik i Partisë Demokratike. Edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, edhe me vitin 97, edhe në vitin 2005.

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami ka kritikuar se marrëveshjen e Bashës me Ramën. Sipas tij, marrëveshjet e pa menduara mirë sjellin vetëm kriza të reja.

Pra të dyja partitë aleatë, që janë kollonat në krah të Partisë Demokratike, thonë që Basha i ka tradhëtuar.

Shkojmë tek Dashamir Shehi i LZHK-së, i cili shpesh në daljet publike ka qënë skeptik ndaj Lulzim Bashës dhe thotë se me marrëveshjen e 17 majit tradhëtoi demokratët.

Shkojmë në 2005, kur Majlinda Bregu dhe Lulzim Basha ishin aktorët kryesorë të KOP-it. Zonja Bregu disa herë në qëndrimet e saj ka thënë se Lulzim basha na tradhëtoi, tradhtoi PD-në, dhe e shiti atë, për interesa personale.

LEXO EDHE: Lobimi me para ruse/ Pse hetimi ndaj Lulzim Bashës nuk ka prapavijë politike
Te KOP-i ka edhe personazhe të tjera, por po i lëmë ato dhe shkojmë tek historia e Partisë Demokratike.

Risjellim në vëmendje Jozefina Topallin, e cila e shikon Lulzim Bashën si një dështak të paaftë, të cilin e përdor familja dhe tradhëton demokratët.

Shkojmë tek Astrit Patozi, ish-kryeredaktor i PD-së dhe ish-nënkryetar i Partisë Demokratike, i cili e shikon Lulzim Bashën si tradhëtar të idealeve demokrate dhe njeri që nuk i përfaqëson ata, por e përdor partinë për interesa personale.

Besnik Mustafai ishte një nga personat për të cilët ishte thënë se do të rikthehej në listat e deputetëve, por u gënjye nga Lulzim Basha pasi u përdor në fushatën e Dibrës dhe në disa muaj paraelektoral.

Pak kohë më parë, Eduard Selami po ashtu ka thënë se Basha e përdori çadrën e PD-së kundër reformës zgjedhore dhe për të nxjerrë PD-në nga zgjedhjet.

Risjellim në vëmendje edhe Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku kreu i demokratëve ka bërë një tjetër akt. Shumica e personave të kandiduar, rreth 350 emra, të cilët janë në listën si kandidatë për anëtarë në Këshillin Kombëtar nuk janë pyetur nga Basha dhe Organizimi, nëse pranojnë të rikandidojnë.

Kujtojmë këtu edhe rastin e zëdhënëses së Sali Berishës, Erla Mëhilli, e cila edhe pse kishte njoftuar se ajo është tërhequr nga gara për Këshillin Kombëtar të PD-së, gjeti emrin e saj në listë pa u pyetur fare.

Erla Mëhilli sqaroi më pas nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, se nuk do të jetë pjesë e garës.

Si këto raste që kemi përmendur mund të gjejmë me qindra. Kryetar degësh, deputetë, ish-deputetë, kryetar bashkishë. Pra, individë që kanë folur ashpër ndaj Lulzim Bashës.

Jo thjeshtë dhe vetëm dikur bashkëpunëtorë të Berishës, por edhe si demokratë të thjeshtë dhe kontribues në Partinë Demokratike.

Mesa duket Lulzim Basha ka një ves të madh. Tradhëtinë dhe gënjeshtren. Dhe kjo është një arsye kryesore pse shqiptarët nuk e besojnë, pse demokratët nuk e besojnë dhe pse shumica e mediave në Shqipëri, përtej faktit se mund të jenë kundër Edi Ramës, janë skeptike dhe kritike të ashpra edhe ndaj Lulzim Bashës.

Në fakt ky është Lulzim Basha, i paafti gënjeshtar që nuk vlen aspak për opozitar, por ngelet thjeshtë ortaku i Edi Ramës dhe pazarxhiu i oligarkëve.Vetëm kunatin nuk e tradhëton./ CNA.al