osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ekskluzive/ Gazetari amerikan: S’kam marrë asnjë email nga Shkëlzen Berisha, nuk ia paraqiti Gjykatës

Ekskluzive/ Gazetari amerikan: S’kam marrë asnjë email nga Shkëlzen Berisha, nuk ia paraqiti Gjykatës

Guy Lawson, autori amerikan i librit ” Qentë e Luftës” në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu jep detaje në lidhje me pretendimet e ngritura një ditë më parë nga Shkelzen Berisha, pasi ky i fundit humbi betejën gjyqësore në shkallën e parë në SHBA me Lawson dhe një shtëpinë botuese, të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Guy Lawson, autori amerikan i librit ” Qentë e Luftës” në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu jep detaje në lidhje me pretendimet e ngritura një ditë më parë nga Shkëlzen Berisha, pasi ky i fundit humbi betejën gjyqësore në shkallën e parë në SHBA me Lawson dhe një shtëpinë botuese, të cilëve u kërkonte 60 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Fillimisht gazetari amerikan jep variantin e tij pas pretendimit të z.Berisha, i cili deklaroi se menjëherë pas publikimit të shkrimit të parë në revistën Rolling Stones ai i kishte dërguar një email Guy Lawson nga ku i kërkonte të fliste me të në lidhje me atë shkrim.

“Shkëlzen Berisha nuk më ka dërguar asnjë email”, këtë thekson Lawson në përgjigjen e tij, duke shtuar edhe se djali i ish-kryeministrit Berisha nuk e ka provuar këtë gjë as në gjykatë për ta sjellë atë e-mail si provë në atë proces gjyqësor.

“I dërgova një e-mail zotit Lawson, doja të flisja me të, por nuk m’u përgjigj. Nuk donte ta merrte dëshminë time”, ka qenë pretendimi i djalit të ish-kryeministrit.

“Zoti Berisha nuk ishte në gjendje ta sillte këtë e-mail gjatë të gjithë procesit gjyqësor, ndaj nuk ka asnjë provë që ai është lidhur me mua para se të botohej libri, dhe zoti Berisha e di shumë mirë këtë”, është përgjigjja e Lawson.

“Një nga burimet kryesore të librit ishte Erion Veliaj” deklaroi Shkëlzen Berisha. Teksa nuk e mohon se një prej burimeve të librit të tij ka qenë Erion Veliaj, Lawson shpjegon se ka pasur edhe shumë burime të tjera.

“Erion Veliaj ishte një nga burimet e mia, por siç argumentoi Gjykatësja Cooke në vendimin e saj, unë isha bazuar në shumë burime të tjera për të treguar përfshirjen e paditësit, si artikulli i “New York Times”, “Broward Beach New Times”, the “New Republic”, dokumentari i Al Jazeera-s “Plumba dhe Dollarë”, e-mail-e diplomatike që dolën në publik, në të cilat ambasadori amerikan e lidhte zotin Berisha me korrupsionin e tregtisë së armëve, si dhe intervista me shumë njerëz të tjerë, të cilët besojnë me bindje se zoti Berisha ka qenë i përfshirë në tregti korruptive me armë. Me pak fjalë, është një numër i stërmadh burimesh që e lidhin zotin Berisha”, shprehet Lawson për Top Channel.

“Lawson përshkruan takimin tim me “çunat”, por është thjesht shpifje që zoti Lawson e ka vendosur qëllimisht për t’i dhënë librit më shumë rëndësi”, do të deklaronte Shkëlzen Berisha në rrëfimin e tij. Por edhe ky pretendim, sipas Lawson ka rënë poshtë në Gjykatën e Floridas.

“Gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument specifikisht me argumentin “teori konspirative ” që “nuk arrin ta vërtetojë keqdashjen nëpërmjet provave bindëse”. Qëllimi im ishte dhe mbetet që të hedh dritë mbi veprimtaritë korruptive, me shpresën që të nisë një hetim i plotë për Gërdecin”, tha ai.

Ka apo s’ka lidhje Gërdeci me AEY?
“Zoti Louson e di shumë mirë që lajmi i Gërdecit nuk ka lidhje me ngjarjen e AEY. Zoti Lawson përpiqet t’i lidhë këto dy ngjarje, sepse do që ta bëjë historinë e tij më interesante. Por këto dy histori nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Çmontimi i predhave dhe shitja e tyre janë dy ngjarje më vete, të ndara nga njëra-tjetra”, ka qenë një tjetër qëndrim i Shkëlzen Berishës.

Por edhe për këtë detaj autori amerikan i librit ” Qentë e Luftës”, e ka një koment duke e mbështetur atë me përfundimet e gjykatës amerikane që ndodhen në vendim.

“Sërish, gjykatësi Cooke e ka refuzuar këtë argument. Ajo ka specifikuar ‘thelbi i të dy ngjarjeve është që paditësi ka qenë i përfshirë në veprimtaritë korruptive në lidhje me arsenalin e madh të Shqipërisë, kryesisht të papërdorshëm, por ende shumë të rrezikshëm, që daton që nga Lufta e Ftohtë’ deklaron gazetari amarikan Guy Lawson.

I pyetur nga Top Channel se cili ishte në të vërtetë qëllimi publikimit të këtij libri që më pas u bë edhe film autori i tij thotë:

“Libri im nuk përfshinte akuza të reja, thjesht zgjeronte detajet, duke treguar se sa shumë lidhje kishin me tragjedinë e Gërdecit shqiptarët që fshiheshin pas AEY-së ”.