Kryegjyqtarët kanë rezultuar të “zhytur” në korrupsion, të paaftë, por edhe të lidhur me elementë kriminalë
Ligji i Vettingut, i cili vijon me ritme të shpejta që nga viti i kaluar, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në sistemin e drejtësisë. Përveçse boshatisi Gjykatën Kushtetuese dhe çoi në mbylljen e Gjykatës së Lartë, Vettingu ka lënë pa kryetarë edhe 12 gjykata në Tiranë dhe rrethe të ndryshme të vendit.
Mbi 40 gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë të të gjitha niveleve janë shkarkuar nga detyra kryesisht për mosjustifikim të pasurive ose kanë dhënë dorëheqjen për t’i shpëtuar Vetingut. Ndërkaq, përmasat e boshatisjes së drejtësisë priten të thellohen çdo javë, pasi deri më sot, në filtrin e trefishtë të Vettingut kanë kaluar vetëm 1/8 e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ajo që ka ngjallur më shumë befasi është Vettingu i kryegjyqtarëve, shumica e të cilëve kanë rezultuar me probleme në të tryja shtyllat e këtij ligji.
Ndryshe nga gjyqtarët dhe prokurorët në nivele më të ulëta, kryegjyqtarët kanë rezultuar të “zhytur” në korrupsion, të paaftë, por edhe të lidhur me elementë kriminalë.
Vettingu i kryegjyqtarëve në rrethe nisi në fillim të këtij viti, dhe deri më tani ka shkarkuar që kanë kaluar në “filtrat” e ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Ky është një hap pozitiv i Reformës në Drejtësi, e cila tashmë pritet të nisë goditjen e madhe në nivel pushtetarësh, për të shembur njëherë e përgjithmonë gjithë klikën e korruptuar dhe të inkriminuar të këtyre 29 viteve.
Kryetarët e gjykatave që u ‘dogjën’ nga Vetingu
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Arben Zefi, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër
Alltun Çela, gjyqtar/kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Admir Belishta, kryetar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
Izet Kadana, kryetar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë
Petrit Çeno, kryetar i Gjykatës së Apelit Civil Durrës
Hysni Demiraj, kryetar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës së Rrethit Kurbin.
Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat
Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit Vlorë
Entela Prifti, kryetare e Gjykatës së Apelit Civil Korçë