Ish-deputeti, Petrit Vasili, deklaroi në “360 Gradë” në RTV Ora se nuk mund të jemi indiferentë përballë situatës ku gjendemi duke u ngushëlluar me faktin se kështu ka ndodhur në 28 vite dhe të gjithë politikanët janë mëkatarë.
Vasili: Të folurit në emër të 28 vjetëve, të folurit në emër të politikës që është zuskë e madhe, të politikës ku të gjithë janë mëkatarë kjo është alibi.
Të pranosh këtë situatë të një zhbërje anormale në 2019 do të thotë që nuk e do këtë vend, e urren por bën alibinë e një amoraliteti që vazhdon ta zhbëjë këtë vend.
Sot kemi të identifikuar se kush duhet të paguajë, ata që e kanë inspiruar, sot është dita që të marrin një mësim.
Nuk ka lidhje kjo çështje dhe as nuk është folur kurrë për marrje pushteti në tavolinë. Por të pandëshkueshëm nuk mund të ketë.