osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pas Shqipërisë, edhe Kosova paralajmëron mbylljen e bastoreve dhe lojërave të fatit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova paralajmëron mbylljen e bastoreve dhe lojërave të fatit

Bixhozi dhe lojërat e fatit vazhdojnë të frekuentohen shumë nga qytetarët në thuajse në gjithë botën. Edhe në Kosovë në qindra lokalet e licencuara të këtij lloj biznesi derdhet para e madhe nga qytetarët dhe shteti i Kosovës si taksë për këtë veprimtari merr miliona euro.

Por, në këto lokale kohëve të fundit janë duke u vrarë edhe njerëzit. Vetëm brenda një jave në këto ambiente humbën jetën dy persona. Një u vra të mërkurën në Lipjan e një tjetër ditë më parë në Suharekë. Tash këto lokale po kërkohet që të mbyllen.

Republika e Shqipërisë e mbajti zotimin dhe me fillim të këtij viti i mbylli të gjitha lojërat e fatit. Përkundër këtij veprimi të shtetit shqiptar, ky biznes vazhdoi të lulëzojë në shtetin e Kosovë, duke i sjellë edhe leverdi në miliona në mbushjen e arkës.

Por, në këto lokale shpeshherë po ka probleme dhe tash së fundi po vriten njerëzit. E këto vrasje kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Madje tashmë kanë filluar procedurat që edhe të mbyllen të gjitha lojërat e fatit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme me kërkesë që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

Kurse, mëngjesin e sotëm kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkrahur këtë seancë të thirrur.

“Përshëndes propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Thotë madje se ekzekutivi e organet e drejtësisë, janë mobilizuar për të reaguar dhe për të parandaluar këto degradime nëpër lokale bastesh.

“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit.

Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”, përfundon Haradinaj.

Disa komuna të Kosovës kanë kërkuar që mbyllja e kazinove të bëhet menjëherë. Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka nisur një peticion për ta shfuqizuar Ligjin për lojërat e fatit dhe me këtë lokalet që e ofrojnë këtë veprimtari të mbyllen, pasi ditë më parë një qytetar u vra në njërin nga këto lokale.

Muharremaj ka treguar se nga dita e djeshme kur edhe nisi peticioni janë mbledhur 4000 nënshkrime kundër lojërave të fatit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka shkruar se tani ka nisur të marrë mbështetjen e 40 të rinjve, me të cilët edhe foli për disa aktivitete që do të zhvillohen në të ardhmen.

“Deri më tani i kemi mbi 4000 nënshkrime për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. Sapo morra mbështetjen e mbi 40 të rinjve të cilët më vizituan dhe biseduam për shumë aktivitete të cilat do të ndodhin në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmet. Mësohet se nënshkrimi i këtij peticioni do të bëhet në sheshin e qytetit në Lipjan.

Edhe pse vrasjet ndodhën në këto dy komuna, iniciativës për shfuqizimin e e Ligjit për Lojërat e Fatiti po i bashkohen edhe kryetarët e komunave tjera të Kosovës. Bashkimi i menjëhershëm për këtë iniciativë të erdhi nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Iniciative po përkrahet edhe nga Komuna e Pejës. Pro kësaj iniciative ka dalë edhe Komuna e Gjakovës

Në Kosovë në qindra lokalet e licencuara të këtij lloj biznesi derdhet para e madhe nga qytetarët dhe shteti i Kosovës si taksë për këtë veprimtari merr miliona euro.

Vitin e kaluar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve janë regjistruar 21 biznese të reja, e në këtë vit janë regjistruar vetëm 7, kurse në 2016 janë regjistruar 17. Ndërsa më së shumti biznese të lojërave të fatit janë regjistruar në vitin 2011, gjithsejtë 58 të tilla.

Sipas të dhënave të zyrës së Informim të MTI-së, keq nuk qëndrojnë as pronarët nga Shqipëria, të cilët posedojnë këso biznese në Kosovë. Janë 19 biznese të regjistruar me pronarë nga Shqipëria në Kosovë. Prej tyre 2 biznese me pronarë nga Shqipëria janë regjistruar sivjet, ndërsa vitin e kaluar 4.

Në Kosovë aktualisht janë lokale bastesh e me 1.463 automate bixhozi./Monitor