Analisti Mustafa Nano është përplasur me ish deputetin Dashamir Shehi në studion e Opinion.
Duke mos u pajtuar me komentet e tyre politike, Nano i ka thënë ish-deputetit: Ke pi ndonjë gotë.
Kaq ka mjaftuar dhe mes tyre të shkëmbeheshin disa fyerje.
Mustafa Nano: Ti je në politikë, unë nuk jam. Këto janë opinione që unë i shpreh.
Dashamir Shehi: Për ça ke ardhur ti këtu o burr për katekizëm, do bëjmë diskutim akademik apo do bëjmë politikë.
Mustafa Nano: Emo Dash ke pirë ndonjë gote tani, muhabet koti.
Dashamir Shehi: A fillove me këto muhabete ti tani, ti je tamam banda e legenëve të Edi Ramës
Mustafa Nano: Ti pi nga mëngjesi deri në darkë, nuk thashë ndonjë gjë, nuk është turp.
Por më pas, Nano kërkoi falje.
“Dua të bëjë një tërheqje nga ajo goditja poshtë brezit që i bëra Dashit.
Nuk ka hije por janë pjesë e debatit”, tha ai pak çaste më von, pas debatit me Shehin.