Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “a.rrest me burg”, për Florenc Hoxhën, ish drejtorit të policisë bashkiake në Tiranë, në kohën kur institucioni drejtohej nga Lulzim Basha.
Bashkë me Florenc Hoxhën mbeten në b.urg Ferit Dankshi, Agim Peposhi, Ilir Hamendani dhe Sajmir Rexhepi.
Florenc Hoxha u a.rrestua si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë protestës së 16 Shkurtit në Tiranë.
A.rrestimi i tij së bashku me protestuesit e tjerë u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanë fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve.