Nga Akil Ylli
Qe nga antikiteti e deri ne mesjeten e hershme, historia na ka mesuar, qe mania e udheheqesve, apo e gjeneraleve te shquar, per tu indentifikuar si favorit te perendive, ka qene diçka tejet normale. Askush ne ate kohe, nuk perpeliste syte e shqyhej gazit, nese nje lider fliste ne emer te Perendis. Kjo lloj sjellje, ishte krejt e pranushme per logjiken primitive e botkuptimin e mistik, qe popujt e atyre periudhave, kishin si “bagazh” kulturor.
Mirepo sot, ne 3 mijvjeçarin e ri te epokes se re, kur shkenca po hulumton dhe “skutat” me te errta te Universit, dy fshatare shqiptare, njeri nga fshatrat e Skaraparit, tjetra nga ato te Dibres, unifikuar si burre e grua ne emer te shejtris se marteses, pa prit e pa kujtu, te “vishur” me veladon hyjnor, na u çfaqur si dishepujt e trashigimtaret e “Testamentit te ri” perendiak. Per te mos humbur asgje nga “Hiri” perendiak i perbotshem,(karakteristik e tyre per te rrembuer gjithçka) Like Floriri vendosi, te perfaqsonte perendite, qe nga Perendia Diell e inkasve dhe mayave, deri tek Perendia Odino i vikingeve.
Perendi keto, te shquara per preferencen e tyre ndaj kurbanit, dhe veçanerisht ndaj vetsakrifikimit uman. Ndersa Krymadhes, duke qene nje grua te themi, i ra “barra me e lehte, ajo e perfaqsimit te Zotit tone modern, shume me paqsor dhe i urte, se te gjithe parardhesit e tij. Megjithse ne fakt, perfaqsimet per te qene me te besueshme, duhet te ishin bere, me kahje te kundert. Likja, ngaqe ka si moto te tij “me qetsi e dashuri”, do ti kishte me “hije”, perfaqsimi e Zotit tone babaxhan, kurse Perendia Diell, do ti shkonte per “shtat” Kryemadhes, meqense ajo, si histerike kronike dhe delirante e afirmuar, do ishte me e denje, per çfaqjet makabre te vetflijimit.
Por si, qysh e tek, kane arritur ne kete perfundim, perveç hamendesimeve, askush nuk di te thote nje gje te sakte. A ishte ky lloj iluminimit, deshire personale e perendive, ngaqe ju terheq “dera”, apo nje ide primitive per zgjidhjen e problemeve qe kane? Te besosh qe eshte deshire e perendive, kjo ngjan me blasfimi. Ata jane pinjolle te hiçit. Mandej perendite, duke e ditur se kush jane, edhe sikur ti kishin torturuar deri ne vdekja, nuk do te pranonin kurre, ta njollosnin nje here e pergjithmone emrin e tyre. Me e paranushmja eshte ajo, qe e kane nga halli. “Viktima” te formimit mjeran, te paafte te ideojne diçka te dobishme, gjithçka qe ju ka afruar zgjuarsia defiçitare si rrugshpetim, ka qene te luajne me “zarin” e trukut hyjnor, qe perdor çdo fallxhesh injorante lagjesh.
Ajo qe dime deri me tani per kete familje, eshte se kane “kullotur” mese mire, ne keto tre dekada. Fale aftesive speciale te mashtrimit, duke çfrytezuar sinqeritetin e shqiptareve, familja Meta filloj ti ngjis nje nga nje shkallet e karrieres politike. Mungesa e dinjitetit, mentaliteti i konviktorit te uritur, i hapi “rrugen” etjes se papermbajtur per pasuri. Si cuba te rendomt, te fshehur posht “mantelit” mbrojtes politik, pa minimumin e personalitetit, i hyne djathtas e majtas, dhe rrembyen gjithçka qe u zinte syri nga pasuria e shqiptareve, duke “kenaqur” ne kete menyre, egon e pamizur te fshatarit fodull, per te qene dikushi. Dhe jo se nuk ja arriten qellimit, é!
Nje zot e di se sa vila, apartamente, toka e leka kane vene menjeane! Kryefamiljari Like Floriri, sot mban postin me te larte shteteror, ndersa e shoqja eshte trashigimtarja e partise se tij, me format SHPK-je. Dhe i gjithe ky sukses ne dukje, nuk eshte “frut” i çfaqjes se tyre, si fenomene te ndritur te politikes, por thjeshte ne saje te djallzise, e cila ne keto vitet e gjata te tranzicionit tone politik, mori titullin e qytetaris, dhe kur manifestohet ne menyre te “sofistikuar, dhe kur paraqitet krejt vulgare.
Por formimi mjeran qytetar dhe “shijet” demode, s’bashku me ndjesin meskine te shpalosjes se jetes luksoze, beri qe nje dite, shqiptaret ti shihnin “lakuriq” ashtu siç i kishte “gatuar shejtani”. Dhe nga ky çast, “parabola” e tyre filloj teposhten pa kthim, ngjashem me Familjes tjeter, shume me te famshme. Fundi i natyrshem i krijesave pa “pike yndyre”.
Para se ta mbyll, do i lutesha Likes, qe para se te vetsakrifikohet: Aman a te keqen, para se te na lesh shendene, na trego ku i ke fshehur florinjte o daku!? Ndoshta ky rrefim i fundit, na sherben te dyja paleve. Ti ndihmon veten sado pak, te shperlahesh nga mekatet, kurse ne fitojme “plaçken” e vjedhur. Amen, ashtu qofte!