Një ditë më parë, Meta deklaronte se ishte i përgatitur për të dyja ekstremet, si për dorëheqjen si President, ashtu edhe për vetësakrifikimin për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.
I ftuar në studion e “Open”, avokati Spartak Ngjela e lexon këtë deklaratë të Presidentit Meta si një reagim të fortë pasi nuk i shpëton dot reformës në drejtësi.
“Metën e kap reforma në drejtësi nuk shpëton dot. Po përpiqet të krijojë destabilitet.
Meta nuk bën dot amulli pasi Parlamenti ka bërë dy të tretat që i pranon edhe politika e lartë perëndimore.
Erdhi në politikë me kostum turk e me sandale.
Është mirë të gjejnë avokat”, tha Ngjela duke shtuar se “E dëgjove ambasadoren amerikane sot? T’i qëndrojmë asaj.
Sapo të bëhet reforma në drejtësi do të kemi një qeveri teknike të mbështetur nga Perëndimorët”.