osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA goditje kërcënuese PD-LSI-së: Për gjithë ata që lëshojnë akuza se reforma në drejtësi është e kapur politikisht po i paralajmërojmë edhe njëherë…

SHBA goditje kërcënuese PD-LSI-së:  Për gjithë ata që lëshojnë akuza se reforma në drejtësi është e kapur politikisht po i paralajmërojmë edhe njëherë…

Zv/ambasadorja e SHBA u ka dërguar një mesazh dje dhe Bashës, Berishës e Kryemadhit. Duke folur në takimin për NATO, ajo ju drejtua të gjithë atyre që janë skeptikë për reformën në drejtësi dhe që lëshojnë akuza se ajo është e kapur politikisht. Leyla Moses-Ones ja u bëri të qartë se po gabojnë me sulmet.

Sipas saj, reforma është në rrugën e duhur dhe shumë shpejt korrupsioni do të çrrënjoset. “Përparimi duhet të vazhdojë për të përmirësuar zbatimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe krijimit të një ekonomie të forte që është e lirë dhe e barabartë për cilindo.

Lajmi i mirë është se Shqipëria është në drejtimin e duhur, pavarësisht se ka ende punë për të bërë. Reforma në drejtësi, për shembull, është ende në shinat e duhura dhe shumë shpejt do t’iu sjellë shqiptarëve sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që meritojnë. Mesazhi im për cilindo që thotë se reforma në drejtësi është kompromentuar apo po dështon është: e keni gabim”, tha ajo.

Mesazhi i diplomates shkon sigurisht për Kryemadhin, Bashën, Berishën, por dhe Metën. Berisha e Kryemadhi kanë deklaruar disa herë se reforma ka vdekur. Ndërsa Basha me Metën akuzojnë Ramën se ka kapur reformën. Por zyrtarja e SHBA i paralajmëroi dje se kjo reformë po ecën dhe shumë shpejt do shihen frytet e saj. /Kliti Topalli