Monika Kryemadhi ka folur për hapat e ardhshëm që do të marrë opozita në aksionin e saj.
E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi nuk foli për një plan konkret, ndërsa tha se e planet do të jetë të befasishme.
Ajo tha se protestat do të vazhdojnë, ndërsa theksoi edhe një herë se nuk do të ketë një marrëveshje me kryeministrin Rama.
E pyetur a do marrin pjesë në zgjedhje lokale ajo tha se zgjedhjet nuk do të mbahen me këtë qeveri.
Por cfarë diskuton bashkëshortja e Presidentit në shtëpi për situatën politike dhe djegien e mandateve?
“Unë nuk bëj politike me Ilir Metën, unë bej dashuri me Ilir Metën.
Po të ishte Ilir Meta në LSI nuk do i kishim djegur mandatet por tani drejtimin e kam unë, marr vendimet e mia.
Nuk flas fare me Ilir Metën për politikë në shtëpi” tha ajo.
Në fakt Monika e ngatërron burrin me dashnorin, sepse me dashnorin bëhet vetëm dashuri, ndërsa me burrin ndahen shumë gjëra dhe politika është gjëja më elementare.