Një superoperacion i policisë dhe karabinierëve ka arritur të arrestojnë 12 nga njerëzit më të afërt të kreut të Cosa Nostra-s siçiliane, të arratisurit Matteo Messina Denaro.
Më shumë se 100 karabinierë të Bërthamës investigative të Trapanit, të grupit operativ special të DIA-s kanë ekzekutuar mandatet e arrestit të miratuara paraprakisht nga prokuroria dhe gjykata.
Të arrestuarit janë akuzuar për lidhje me mafian, vendosje gjobash, pastrim parash etj.
Operacioni nis nga një hetim mbi familjet Vita dhe Salemi, që konsiderohen si favorizues të kapomafiozit të arratisur, Matteo Messina Denaro