‘Llogaritari i Aushvicit’ ka vdekur në moshën 96-vjeçare para se të merrte dënimin me burg për përfshirjen e tij në vrasjen e qindra-mijëra hebrenjve.
Më korrik të vitit 2015, Oskar Groening u bë një nga njerëzit e fundit që u dënua për genocidin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gjykata kishte dënuar me katër vjet burg ish-oficerin e njësive naziste SS, për pjesëmarrje në vrasjet në kampin famëkeq nazist Aushvicit.
Sipas “Daily Mail”, ai ishte në spital kur vdiq dhe ende nuk kishte filluar dënimin e tij.
Këtë muaj avokatët e tij bënë një ofertë të re për të shmangur që Groening të vuante dënimin e tij, pasi një vendim i mëparshëm u hodh poshtë në janar.
Revista gjermane Der Spiegel tha se Groening vdiq të premten, por autoritetet e burgut ende nuk kishin marrë një çertifikatë vdekjeje.
Ai nuk mori pjesë në asnjë vrasje, por u quajt “llogaritari” sepse puna e tij ishte të numëronte viktimat gjatë mbërritjes në kamp.
Beteja e gjykatës së Groening ishin parë si një nga sprovat e mëdha të lidhura me Holokaustin, gjatë së cilës gjashtë milionë hebrenj u vranë nga regjimi i Adolf Hitlerit.
Oskar Groening, është akuzuar për deportimin e rreth 425.000 personave në kamp nga Polonia e okupuar, në mes të majit dhe qershorit të vitit 1944.
Padia ishte ngritur nga 55 njerëz, kryesisht të mbijetuar dhe të afërmit e viktimave.
Groening pranoi se ishte moralisht fajtor për punën që ai kryente në Auschwitz, ku përfshiheshin dërgimi i kartëmonedhave të gjetura në bagazhin e çifutëve në zyrat e SS në Berlin, ku ata ndihmuan për të financuar përpjekjet e luftës naziste.(TemA TV)