osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vdes në moshën 96-vjeçare pa parë burgun “llogaritari i Aushvicit”

Vdes në moshën 96-vjeçare pa parë burgun “llogaritari i Aushvicit”

‘Llogaritari i Aushvicit’ ka vdekur në moshën 96-vjeçare para se të merrte dënimin me burg për përfshirjen e tij në vrasjen e qindra-mijëra hebrenjve.

Më korrik të vitit 2015, Oskar Groening u bë një nga njerëzit e fundit që u dënua për genocidin nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjykata kishte dënuar me katër vjet burg ish-oficerin e njësive naziste SS, për pjesëmarrje në vrasjet në kampin famëkeq nazist Aushvicit.

Sipas “Daily Mail”, ai ishte në spital kur vdiq dhe ende nuk kishte filluar dënimin e tij.

Këtë muaj avokatët e tij bënë një ofertë të re për të shmangur që Groening të vuante dënimin e tij, pasi një vendim i mëparshëm u hodh poshtë në janar.

Revista gjermane Der Spiegel tha se Groening vdiq të premten, por autoritetet e burgut ende nuk kishin marrë një çertifikatë vdekjeje.

Ai nuk mori pjesë në asnjë vrasje, por u quajt “llogaritari” sepse puna e tij ishte të numëronte viktimat gjatë mbërritjes në kamp.

Beteja e gjykatës së Groening ishin parë si një nga sprovat e mëdha të lidhura me Holokaustin, gjatë së cilës gjashtë milionë hebrenj u vranë nga regjimi i Adolf Hitlerit.

Oskar Groening, është akuzuar për deportimin e rreth 425.000 personave në kamp nga Polonia e okupuar, në mes të majit dhe qershorit të vitit 1944.

Padia ishte ngritur nga 55 njerëz, kryesisht të mbijetuar dhe të afërmit e viktimave.

Groening pranoi se ishte moralisht fajtor për punën që ai kryente në Auschwitz, ku përfshiheshin dërgimi i kartëmonedhave të gjetura në bagazhin e çifutëve në zyrat e SS në Berlin, ku ata ndihmuan për të financuar përpjekjet e luftës naziste.(TemA TV)