osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shpërthimi në dyqanin e celularëve, arrestohet në spital pronari. Pse akuzohet?! (Foto+Video)

Shpërthimi në dyqanin e celularëve, arrestohet në spital pronari. Pse akuzohet?! (Foto+Video)

Policia ka njoftuar arrestimin e personit qe mbeti dje i plagosur pas nje shperthimi te forte ne dyqanin e celulareve. Sipas te dhenave te para, ai akuzohet per armembajtje pa leje, pasi ne dyqan iu gjeten kapsolla dhe percjelles.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi mëngjesin e djeshëm në një dyqan celularësh pranë ish-Drejtorisë së Higjienës, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë.

Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë pronari i dyqanit, 34-vjeçari Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar i vetëm në momentin e ngjarjes.

Policia tha zyrtarisht se nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse, megjithatë ka dyshime se bëhet fjalë për tritol. Ekspertë kriminalistë dhe ata antieksplozivë kanë konstatuar mbetje lënde plasëse në tryezën ku po punonte 34-vjeçari dhe disa copa celulari.

Nisur nga këto rrethana, ka dyshime që i riu mund të ketë qenë duke përgatitur ndonjë minë me celular. Megjithatë, burimet thanë se nuk përjashtohet mundësia që ndonjë person ka dërguar te Hoxha ndonjë minë për ta çaktivizuar dhe në punë e sipër mund t’i ketë shpërthyer.

Fillimisht u dyshua se bëhej fjalë për ndonjë reaksion kimik në bateritë e celularëve, por përmasat e shpërthimit ishin shumë herë më të mëdha se plasja e lëndës përbërëse të baterisë. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar dëme të shumta materiale, por edhe dëshmitarët kanë deklaruar se shpërthimi ishte i fortë, i ngjashëm me atë të eksplozivit. Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e saktë të rrethanave të ngjarjes.

shperthim higjiena 2

NGJARJA

Rreth orës 10:40, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në një dyqan servis celularësh në rrugën “Qamil Guranjaku”, në kryeqytet. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati viktima, por vetëm një person të plagosur dhe dëme të shumta materiale, në dyqanin ku ndodhi dhe në godinat e bizneset përreth.

Policia tha se personi i plagosur është pronari i dyqanit, Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për në spital. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe konstatoi se lënda shpërthyese ka qenë brenda dyqanit dhe vala e goditjes ka qenë nga brenda jashtë.

Ekspertë të njësisë antieksplozive e kriminalistë kanë përcaktuar se vatra e shpërthimit ka qenë në tavolinën e punës së 34-vjeçarit. Ndërsa i riu ndodhej i vetëm në dyqan e derën e kishte mbyllur me çelës nga brenda. Ky veprim ka shtuar dyshimet se në ambientet ku ndodhi shpërthimi mund të jetë kryer aktivitet i kundraligjshëm.

shperthim higjiena 3

HETIMI

Burime nga Policia thanë se grupi hetimor i ka përqendruar hetimet në dy drejtime kryesore. Sipas të dhënave paraprake, ka dyshim se lënda eksplozive, lloji i të cilës dhe sasia ende nuk është përcaktuar, është vendosur në ndonjë celular që mund të jetë lënë për riparim ose vetë i dëmtuari ka qenë duke përgatitur ndonjë eksploziv artizanal dhe i ka shpërthyer në dorë.

Të njëjtat burime thanë se paraprakisht, Policia nuk ka informacion për përfshirjen e të plagosurit Gentian Hoxha në ngjarje të më- parshme kriminale, pasi nuk rezulton person i proceduar apo i dënuar më parë. Mësohet se grupi hetimor ka mbledhur në vendngjarje provat materiale të mbetura pas shpërthimit të fuqishëm.

Burimet thanë se sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes pritet të bëhet pas dëshmisë që do të japë vetë i dëmtuari, i cili deri në orët e vona të mbrëmjes e ka pasur të pamundur të jepte deklarime për shkak të gjendjes së rëndë. Ai ka marrë plagë në duar, këmbë, bark e fytyrë./ETLEVA DELIA/ Panorama

 

shperthim higjiena 4

shperthim higjiena 5

shperthim higjiena 6