Ndërsa vendi është në një situatë kaotike, vdekjet duken si ngjarje normale, pasi gjithë vëmendja e politikanëve tanë është fokusuar vetëm në çështjet që iu interesojnë atyre më tepër.
Marsi mund të konsiderohet muaji i vrasjeve, pasi është shoqëruar me ngjarje të rënda të vrasjeve dhe aksidenteve me pasojë vdekjen. Ndërsa vendi është në një situatë kaotike, vdekjet duken si ngjarje normale, pasi gjithë vëmendja e politikanëve tanë është fokusuar vetëm në çështjet që iu interesojnë atyre më tepër.
Më shumë se 10 aksidente të rënda kanë ndodhur gjatë këtij muaji, ndërsa tre varsje kanë bërë bujë të madhe për opinionin publik.
Rasti më i fundit është ai i bisnesmenit 26 vjeçar, Jurgen Kurtit, i cili u vra posht pallatit ku jetonte. menaxheri i VIP-ave u ekzekutua pranë banesës së tij më breshëri plumbash, pasi në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi 23 gëzhoja pistolete.
Dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar i bënë pritë pranë banesës së tij 26-vjeçarit dhe e qëlluan nga një makinë ngjyrë gri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pista kryesore dyshuese për këtë ngajrje të rëndë është hakmarrja, pasi Kurit nuk ishte i panjohur për policicnë. Ai ishte i përfshirë edhe në dy varsje të tjera, njëra në Durrës dhe tjetra në vdekjen e babait të tij.
Një vrasje tjetër po kaq e bujshme ishte edhe ajo e Liqenit Artificial, ku 62 vjeçari Haxhi Baçinozi mbeti i varrë në sy të djalit, dnërsa kishin dal për vrap.
Sipas të dhënave nga policia, krimi ka lidhje me një borxh të vjetër i pashlyer nga viktima.Ky fakt ka sjellë përplasje të shpeshta me autorin e krimit.
Haxhi Baçinozi ishte duke shëtitur pranë Liqenit Artificial në kryeqytet, së bashku me djalin e tij, kur u qëllua me armë nga një person i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor, drejt zonës së Saukut.
Një varsje tjetër ndodhi në Shkodër, ku një 35 vjeçar u qëllua me armë në pasditen e djeshme. Rreth orës 16:30, viktima ka mbërritur në spitalin rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmë mjekësore ai ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është 35-vjeçari Ferdinant Polia, punonjës i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Shkodër.
Në vendngjarje u gjend edhe një motor i djegur, i cilid dyshohet se u përdor nga viktima.
Jo vetëm vrasjet por edhe aksidentet e rënda tronditën opinionin publik. Të fundët ndodhën paraditen e kësaj të enjte.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mengjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë- Krahës. Si pasojë e të cilit ka mbetur një e vdekur dhe një e plagosur.
Nga përplasja e automjeteve, ka vdekur gruaja që ishte pasagjere në makinë, kur mjeti u përplas me një autobus. Ndërkohë, burri i saj është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa po hetohen shkaqet që çuan në ngjarjen e tmerrshme.
Më herët ka ndodhur edhe një aksident në rrugën nacionale Baz-Burrel, si pasojë e të cilit ka humbur jetën Besim Daçi. Dyshohet se shkak i vdekjes së 40 vjeçarit është dalja e makinës nga rruga.