Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka përzgjedhur me anë të shortit një listë të re, me emrat e 36 prokurorëve dhe gjyqtarëve, për të cilët ka nisur tashmë verifikimi i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
-Lexo edhe:
Petro Koçi: Lidhjet me krimin e kanë nxjerrë opozitën nga Parlamenti
Petro Koçi: Lidhjet me krimin e kanë nxjerrë opozitën nga Parlamenti
MARCH 20, 2019
Presidenti përmendi juntën ushtarake, gazetari i njohur shpërthen ndaj Metës: Kjo është banale
Presidenti përmendi juntën ushtarake, gazetari i njohur shpërthen ndaj Metës: Kjo është banale
MARCH 20, 2019
Pjesë e listës është edhe ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ky i fundit, disa javë më parë, është emëruar si pjesë e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi, pesë vjet pas skandalit në Bankën e Shqipërisë, ku ‘avulluan’ 713 mln lekë të reja ose e 6.6 mln dollarë.
Ardian dhe Arjana Fullani kanë deklaruar pasuri të konsiderueshme që nga viti 2014, edhe për shkak të të ardhurave të larta të Ardian Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë, kur paga bashkë me dietat shkonin tek rreth 90 mijë USD në vit. Ndërkaq, me përfshirjen e zonjës Arjana Fullani në skanerin e Vetingut, automatikisht pasuria e çiftit do të verifikohet për ligjshmërinë.
Krahas zonjës Fullani, kanë nisur procedurat e verifikimit edhe për katër ish-anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë, Andi Çeliku, Aleksandër Muskaj, Evelina Qirjako dhe Guxim Zenelaj. Pjesë e listës është edhe gjyqtarit pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë, Skënder Damini. Ky i fundit ishte pjesë e trupës së gjyqtarëve, të cilët i hoqën dënimin për jetë Dritan Dajtit, i akuzuar dhe dënuar për pesë vrasje. Vendimi prodhoi një debat të fortë publik, ndërsa vuri në lëvizje edhe organet e drejtësisë.
Gjatë një kontrolli të befasishëm në shtëpinë e gjyqtarit, policia gjeti fishekë dhe 17 mijë euro, të futura në një sirtar. Tashmë gjyqtari Skënder Damini po i nënshtrohet verifikimit për të tre kriteret, ndërsa në javët në vijim do të dalë para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatet e verifikimit. Pjesë e listës është edhe Tritan Hamitaj, ish-anëtarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, aktualisht gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
Në verifikim
Në proces verifikimi për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësistë profesionale janë edhe ish-anëtari i KLD, Gjin Gjoni, gjyqtarë i Apelit Tiranë, gjyqtarja e Apelit Tiranë, Fatmir Hajdari si dhe ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, tashmë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjithashtu janë në proces verifikimi ish-anëtarët e Këshillit të Lartë Eneida Civici, Gerd Hoxha Neritan Cena, Petrit Çomo dhe Ridvan Hado./Shqiptarja.com
Lista e re me subjektet që po i nënshtrohen Vetingut
Dorina Bejko, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec
Enkeleda Osmani (Xhengo), Prokuroria e e Rrethit Gjyqësor Durrës
Elida Kaçkini (Selami), Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Maksim Sota, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Ndini Tavani, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Anita Jella, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës
Marjeta, Zaimi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Genci Qana, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Kol Hysenaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ervin Karanxha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Kreshnik Ajazi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Elsa Miha, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Ledina Riza, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Andi Çeliku, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Arjana Fullani, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Evelina Qirjako, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
Skënder Damini, Gjykata e Apelit Vlorë
Sokol Ngresi, Gjykata e Apelit Vlorë
Klodiana Gjyzari, Gjykata e Apelit Vlorë
Tomor Skreli, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Miranda Andoni, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Izet Salaj, Gjykata e Apelit Gjirokastër
Etleva Temo, Gjykata e Apelit Korçë
Olsi Xhavella, Gjykata e Apelit Korçë
Stavri Kallço, Gjykata e Apelit Korçë
Desart Avdulaj, Gjykata e Apelit Durrës
Izet Dushaj, Gjykata e Apelit Durrës
Valbon Çekrezi, Gjykata e Apelit Durrës
Tritan Hamitaj, Gjykata e Apelit Durrës
Lindita Hoxha, Gjykata e Apelit Shkodër
Marina Rraboshta, Gjykata e Apelit Shkodër
Selim Kryeziu, Gjykata e Apelit Shkodër
Valbona Vata, Gjykata e Apelit Shkodër
Vojsava Osmanaj, Gjykata e Apelit Shkodër