23 vjet më parë një komando greke hyri në territorin shqiptar, shkeli një kazermë ushtarake dhe vrau 3 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës dhe mbajti pneg 120 vetë.
Pushteti i asaj kohe arrestoi si përgjegjës jo ekzekutorët dhe ndihmuesit e tyre, apo të demaskonte politkisht urdhërdhëdhënësit në Athinë, por denoi 5 minoritarë të moshuar që ishin më shumë veprimtarë politikë, që gjithsesi nuk ishin në vorbullën e sulmit.
Një nga përgjegjësit e ngjarjes sot është aleat i ngushtë i PD-së në Himarë, ai quhet Fredi Bejleri, kryetar i PBDNJ-së, ish-kandidat për kryetar bashkie.
Lulzim Basha pikërisht për interesat e Fredi Bejlerit largoi kryetarin e PD-së së Himarën, nismëtarin e themelimit të PD-së që në 1990, Kristo Çipën, një pinjoll i patriotëve të Pilurit dhe e zëvendësoi me njerëz të lidhur me grupet përkrahëse të Vorio Epirit.
Historiani Arben Llalla, që i njeh arkivat greke si xhepat e tij, e ka përkujtuar me detaje këtë ngjarje, duke shënuar gjithçka.
Ja ç’shkruan studiuesi Arben Llalla:
“Më 10 Prill 1994, rreth orës 3, pas mesnatës, një skuadër paraushtarake me emri “PIRRO,, që i përkiste organizatës terroriste greke e njohur “Fronti Për Çlirim e Vorio Epirit”- MAVI, e përbërë nga 8 persona, hynë 4 km në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo skuadër sulmoi godinën ushtarake ku mbetën të vrarë ushtari i shërbimit Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficerin Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena, si dhe plagosën 3 ushtarë të tjerë. Pasi morën peng rreth 120 ushtarë të cilën kur u krye sulmi po flinin, grupi terroristë thërriste: “Këto i keni për Vorio Epirin, ne nuk kemi harruar”. Gjatë largimit skuadra terroriste e MAVI-t, morën me vete 15 automatik të markës kallashnikov, prodhim kinez dhe dy arka me fishek. (Sipas agjentëve që u filtruan në grupin e MAVI-t, pasi dolën nga burgu, u patën thënë se në fillim vranë ushtarin, oficeri duke parë ushtarin e vrarë u mundua të merrte armën që ishte në tavolinën e punës, por u qëllua pas shpine)”.
Fredi Beleri
Më pas në një status dedikuar Belerit, Llalla shkruan:
“Fredi ose Dionis Beleri nga Himara më 10 Prill 1994 ishte pjesmarrës me grupin terroristë grek MAVI të cilët vranë dy ushtarak shqiptar, Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficerin Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena, në repartin e Peshkëpisë në Gjinokastër. Fredi Beleri është dënuar me 3 vite burg për dhunimin e simboleve kombëtare shqiptare por ende se ka kryer burgun.
Nuk e dimë përse policia e Vlorës nuk e zbaton urdhërin e Gjykatës së Vlorës”.