Fredi Bejleri është njëri nga personat që kanë marrë pjesë masakrën e Peshkëpisë nga komando greke ‘Pirro i Parë’ në vitin 1994. Por, pavarësisht kësaj, Fredi Bejleri në 2015 kandidoi për të qenë kryetar i bashkisë së Himarës i mbështetur edhe nga PD.
“Sa herë që kishte zgjedhje, këta persona më dilnin përpara në Himarë” tha Artan Hoxha. Ndërsa Shpëtim Idrizi tha se ‘edhe Kostandin Kacifas që u vra në Bularat vjet ishin anëtarë i kësaj organizate terroriste”.
Por, pas hapjes së dosjes nga Prokuroria ai është arratisur nga Shqipëria. Gazetari Elton Qyno thotë se pas tërheqjes së dosjes nga Gjirokastra ka pasur rrjedhje informacioni duke sjellë edhe arratisjen e Bejlerit nga Shqipëria.
“Hapja e hetimit ka sjellë edhe reagimin e personave që përmenden, nga Fredi Bejleri. Kam dijeni që Fredi Bejleri është larguar nga Shqipëria, pak ditë përpara. Kjo tregon se informacioni i tij, apo shërbimet greke. Informacioni për hapjen e dosjes ka shkuar më parë se ai.
Kjo mund të jetë e para rrjedhje informacioni, është bërë tërheqja e dosjes, është kërkuar informacion për lokalizimin e dëshmitarëve dhe në këtë moment kanë informuar njëri tjetrin. Që të kërkosh arrestimin dhe arrestimin nuk mund të bëhet pa prova. Hetimi tani ka filluar” tha ai.
Ja kush janë antarët e organiztës:
Komando greke ‘Pirro i Parë’ që realizoi sulmin
-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.
-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.
-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.
-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.
-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.
-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.
-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.