Biznesmeni Ferdinand Polia u ekzekutua sot pasdite me armë zjarri me breshëri në Shkodër. Ai ka qenë edhe punonjës i AZM, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.
Ndërsa kolegia e tij, Age Martini përmes një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ka publikuar një foto që viktima, Ferdinand Polia kishte bërë me të para se të ekzekutohej.
Si diçiturë për foton Age Martini ka shkruar edhe një mesazh prekës duke i dhënë lamtumirën mikut të saj.
‘ Paç dritë Nard Polia! …duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot nuk e ditme! Zoti forcoftë familjen, kolegët i ke pikllu shumë!’ shkruan ajo.