osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bëmat dhe gjëmat e ish-kreut të LSI-së: Ilir Meta duhet të ishte në “hapsane”, jo President

Bëmat dhe gjëmat e ish-kreut të LSI-së: Ilir Meta duhet të ishte në “hapsane”, jo President

Presidenti ynë aspak i nderuar Ilir Meta ka thënë se është i gatshëm të dorëzojë mandatin Presidentit.

Ai ka shkuar më tej duke e krahasuar vetën ish-Presidentit të Argjentinës Salvador Aljende, i cili vrau veten dhe duke sjellë e tij.

“Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën. Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, është shprehur Meta.

Në fakt ish-Presidenti Argjentinës Salvador Aljende e vrau veten për atdheun e tij, apo për përplasjet politike me qëndrimin që mbanin SHBA.

Kurse Ilir Meta nuk ka asnjë arsye për të vrarë veten, sepse Ilir Meta duhet të kapet, të arrestohet dhe të dënohet.

Të dënohet për të gjitha gjëmat dhe bëmat e tij, gjatë një sistemi 30 vjeçar, ku një i ri nga Skrapari me të gjitha parametrat e një hajduti me çizme, mundi që nga çorapet e tij të grisura të shndërrohej në një nga miliarderët e Shqipërisë. Të qëndronte për gati 30 vjet deputet dhe të paguhej me miliona e miliona lekë çdo vit.

Ndoshta ka marrë rreth një miliard lekë apo më tepër rroga si zyrtar i zgjdhur apo i emërëuar, si deputet, kryeministër, kryetar Kuvendi apo në poste të tjera, të cilat janë para të paguara nga taksapaguesit shqiptarë.

Ka bërë mjaft shpërdorim, është kapur me presh në duar për vjedhjen e thesarit dhe është akuzuar nga Partia Demokratike me të cilën shkoi në Qeveri në vitin 2009.

Është njeriu, i cili u kap me bllok në dorë në vitin 2010 dhe në janar të 2011 për të, katër njerëz humbën jetën në bulevard, pasi kërkonin të vërtetën e bllokut të Ilir Metës.

Më pas iku, tradhëoi dhe Saliun, pasi kishte tradhëtuar socialistët edhe erdhi me Edi Ramën dhe Rilindjen në pushtet, me atë parti të cilën sot e akuzon.

Pasi qëndroi katër vjet dhe u zhgërrye me Ramën me Rlindjen, me socialistët dhe me Shqipërine mbuluar me drogë dhe korrupsion, Ilir Meta zgjidhet President.

Sot flet për një juntë apo problematikë të madhe dhe që kriza politike me dorëheqjen e tij si President, apo duke shkuar deri tek krahasimi me ish-Presidentin e Argjentinës,me vet’sakrifikim për vendin e tij.

Nuk ka nevojë që Ilir Meta të vet’sakrifikohet për Shqipërinë, as të japë dorëheqjen. Ilir Metën duhet të shkojnë ta arrestojnë dhe ta çojnë pas hekurave, për krimet, bëmat dhe gjëmat që i ka bërë Shqipërisë.

Të tilla artikulime politike banditeske, tallëse dhe fyerse për shqiptarët, të njeriut brekëgrisur që zbriti nga Skrapari për t’u bërë sulltan i Shqipërisë, nuk ka nevojë ti dëgjojnë shqiptarët, sepse është ai përgjegjës, që Rilindja dhe Edi Rama janë sot në pushtet.

Është ai. që i solli në pushtet, është ai që i mbështeti dhe është pikërisht ai që po kërkon një krizë artificiale, për asgjë tjetër por thjesht dhe vetëm për t’u faktorizuar vetë dhe për të dalë në krye të një lëvzije të re politike, për të qenë të jetë sërish në tavën apo tepsinë e pushtetit.

Prandaj do të ishte shumë më mirë që Ilir Meta përtej broçkullave që lëshon kudo ku shkon, ti dorëzohej drejtsisë, të rrëfehej për ato çfarë i ka bërë Shqipërisë dhe vetëm atëherë do ta besojnë të gjithë. Ai do të bëhej i besueshëm, pasi të tregonte si e ka siguruar pasurinë e tij disa miliona dollarë, kur ka qenë zyrtar i paguar me taksat e shqiptarëve./CNA.al