Nga Akil Ylli
Jeta prej barboni, qe me ka ra per hise te bej, me shtregon te gjendem ne vende, ku njeriut normal, veten çfaqja e tyre ne enderr, do te ishte e mjaftueshme, qe te nesermen te ankohej, “e kalova naten mes ankthesh”. Nje nate te tille, fati me rezervoj si strehe fjetje, nje alamet shtylle tencioni 400kw mbi koke, bash ne trekendeshin, Laç, F.Kryje, Mamurras. Mbasi i hodha nje sy nga posht, u ngushellova disi, ngaqe nuk mu duk vend aq i keq. Nderthurja e elementeve prej hekuri, me jepnin pika mbeshtetje te mira, per te ngritur strehezen time. Nata e kishte hedhur hapin e pare, prandaj shkarkova barren, ku sistemoj gjithçka te nevojshme, qe me duhet per vendstrehimin portativ. Perdhe shtrova ca kartona special, prej atyre me rrudha, qe sigurojne nje amortizim dhe izolim mjaft te mire, per shkak te shtresave te ajrit, qe krijohet ndermjet rrudhave.
Per tu izoluar nga ambjeti i jashtem, hapa pakon e lidhur te plasmasave. Me ndihmen e kapsave, nuk e pata te veshtire ti fiksoj ato rreth e qark shtylles. Nje dore me jepnin dhe pikat e shumta ku kryqezoheshin elementet. Mu desh pak kohe te sistemohesha. Ne fund te fundit, duke pare ambjetin ku kisha perfunduar, larg çdo vendbanimi, zgjidhja me dukej mese komode. I futa nja dy byrek me gjize, qe i ruaja per raste emergjente, dhe e mbusha barkun. Ishin pak si i thate, sepse kisha nja dy dite qe i ruaja, po bereqarves. Ndeza llamben e gazit dhe bera kafen e fundit te dites. Sipas zakonit e shoqerova me nje dopjo raki. Tashti nuk me mbetej gje tjeter, veç te rreshqisja brenda dyshekut me pelush, dhurat e mikut tim te shquar, Tut Faqeshkymi.
Nuk kaloj shume, isha si ne kllapi, kur degjoj nje ze metalik qe thoshte: Shtylle moj moter, e bene sakat prap nje motren tone, andej nga Fushe Kruja! Heuuu, me rreshqiti nga goja nje pasthirrm habie. Po qyshkur kane fillu te flasin shtyllat, mendova. Per nje çast me hyri hataja, por ngaqe frika eshte nje ndjesi, qe ka pak, o aspak lidhje me kategorin tone, e mblodha veten shpejt dhe me shkoj nndermend, qe kushedi ndodhem ne “Kopshtin e Mrekullive” te Aliçes.
I ngrita veshet pipez, qe mos te me shpetonte as dhe nje germe. Poo moj moooter, sa here dalin ne opozit keta te Shqupit, i njeti avaz perseritet!- ju pergjigj shtylla tjeter, qe ndodhej ne maje te kodres. Puuu, ç’na gjeti me keta njerez!- shtoj shtylla qe kisha perbi koke. Keto kane nje te keqe, qe se gjen te askush tjeter a te keqen! Deshperimin e shprehin me kallep tritoli!- e mbylli e deshperuar frazen ajo. C’na gjeti thuaj!- u qa shtylla ne koder. Mesa mbaj mend une- vazhdoj- perjashto luften e dyte botnore, kur njesitet guerrile, here pas here s’na linin rehat, kemi bere bere kokrren e qefit gjithmone! Na trajtonin, si femije te vetem.
Ky bashkbisedim shtyllor, me futi ne mendime te thella dhe e nuk di si vazhdoj me gjate. Fillova te vras mendjen, qe konstatimi shtyllor, kishte diçka te vertet. Per shkak se jam nje lexues i rregullt gazetave, e njoh mire situaten ne pergjithsi, megjithse informacionin e marr pak me vonese, per arsye, se me duhet te shkoj t’ja u kerkoj kamariereve ne mbremje. Dhe gjithmone me ka brejtur dyshimi, qe gjithçka çfare flitet rreth demtimit te shtyllave, ka lidhje me Shqupin. Ne fakt deri me tani, nuk eshte vertetuar me fakte ligjerisht, qe autoret te jene nxitur prej tij. Mirpo njerezit me dy pare mend, nuk e kane te veshtire te ndertojne nje linje logjike, dhe ne fund te nxjerrin nje aksiome.
Mjafton te shtrosh pyetjen, pse aksioni tritolik fillon gjithmone at’here, kur Shqupi kalon ne opozit dhe automotikisht ke nje indicie te forte, ku duhet ta kerkosh te gjesh te verteten. Tjeter fakt bindes, ka te beje me ate, qe kjo zone njihet nga gjithkush, si krahu i armatosur i Shqupit. Edhe Qoftlargu e ka konfirmuar kete, si nje e vertet e pamohushme, kur kohe me pare pat deklaruar, se “vetem me djemte e Mamurrasit e marr pushtetin kur te dua”. Pa pase nevoje te hysh ne hollesira te tjera, mjaftojne keto te dhena, te formulosh aksiomen, qe nxitesi i ketyre akteve terroriste, eshte Shqupi!
Por ata qe mohojne kete aksiome, perdorin si alibi, qe autoritet e drejtesis, nuk kane vertetuar ligjerisht deri me tani, asgje te tille. Kjo gje do te ishte mese e vertet, neqoftese do te kishim te bejme, me organe qe perfaqsojne drejtesine, e jo me organe, qe edhe sot e gjithe diten, i raportojne me pare Matufit Dixhital, se ministrit, apo organeve me te larta. Prandaj kjo lloj alibiet, nuk ka bythe ku te rrije!
Mandej dhe komunikimin i shtyllave, nuk eshte se duhet ta hedhin ne kosh, mbasi ato jane veten ca shtylla prej hekuri, e nuk ja u pret ma gjate. Mund te mos kene llogjiken e njeriut, por ama ngjarjet i shohin, dhe persa i perket komunikimit, ato e perfitojne ate ne kohe reale, duke para parasysh, se i percjellin ngjarjet me shpejtesine e drites.
Nuk e di per te tjeret, por mua keto konkluzone qe nxorra, per cudin me te madhe, kane filluar t’me fusin friken. Ku i besohet tritolisteve! Shume mire mund te vine mbas mesnate, ti vene kallepet shtylles qe kam mbi koke, pa ju bere vone aspak, se posht saj po fle dikush per shtat pale qefe. Bile ky fakt, mund t’ju a grishe me shume kenaqesin, duke menduar, qe me kane vene si roje. Jepi vedit vllaçko, thashe me vete dhe mblodha rraqet. U pa puna, m’shkoj gjumin haram kete nate!