Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë një deklarate për mediat ditën e sotme nga Pogradeci, tha se është gati të tërhiqet dhe të sakrifikojë jetën si Salvador Allende, për të mos lejuar instalimin në vend të një junte ushtarake.
Por kush ishte Salvador Guillermo Allende!
Salvador Allende ishte një politikan social-demokrat në Kili i cili përgjatë viteve 1970-1973 ka drejtuar vendin në postin e Presidentit.
Ai ishte Marksisti i parë që u zgjodh president në një vend me demokraci liberale.
Por ky president nuk pati kurrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Teksa ende mbante postin si President, në vitin 1973, ushtria kiliane e mbështetur nga CIA (Agjencia e Inteligjencës Amerikane) organizuan një grusht shteti për ta larguar nga posti nga i cili ai nuk pranonte të dorëhiqej.
Pasi Ushtria rrethon Pallatin Presidencial, pasi jep një fjalim të fundit ku nuk pranonte tërheqjen, Allende v.ret veten me një armë automatike.