Pas skandalit të humbjes së 100 pasaportave shqiptare, Ministria e Jashtme ka liruar nga detyra konsullin shqiptar, Pervin Gjikuria dhe vendosi masë disiplinore ndaj ambasadores Adriana Hobdari.
Mësohet se në ditët në vijim pritet të merret një vendim përfundimtar për ambasadoren shqiptare.
100 pasaporta të reja që u dërguan nga Ministria jonë e Jashtme për emigrantët shqiptarë atje më 13 shkurt humbën në Greqi gjatë transportit.
Pasaportat fillimisht u bllokuan nga dogana greke në Kakavijë për shkak se transporti ishte në shkelje të procedurave.
Si të mos mjaftonte kjo, në një prej lagjeve të Athinës, gjatë ndalesës makina diplomatike u vandalizua nga persona të paidentifikuar që morë 100 pasaporta nga pakoja me mjetet e identifikimit.