Kreu i shtetit Ilir Meta thotë se është gati që të dorëzojë mandatin e presidentit që kriza politike në vend të zgjidhet.
Nga Pogradeci ku ishte i pranishëm në një takim Meta tha se është gati të sakrifikonte si Salvadore Allende për zgjidhjen e ngërçi politik.
Duket se kreu i shteti është friksuar nga 94 votat në kuvend dhe teston shumicën a do e shkarkojë apo jo.
Gjithashtu ai ka shqetësim se Monika Kryemadhit po i shkatërron partinë që ai krijoi LSI, pasi shumë kandidatë të kësaj force politike po pranojnë mandatin e deputetit suke mos ju bindur vendimit të Monikës për tu “djegur”.
“I kam dhënë argumentet për krizën. Nuk kemi gjykate kushtetuese.
Kriza e qëllimshme. Po cenohet rendi kushtetues.
Veprimi i opozitës i dënueshëm dhe i papranueshëm.
Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 që nuk dogjën mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtuar në të gjitha planet, politike, ligjore, morale.
Mund të thirren 1 milion shqiptarë mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën.
Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore, por me dialog dhe përpjekje serioze.
Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë.
Si president kam bëre çdo përpjekje për të parandaluar krizën.
Jam i përgatitur të lë mandatin dhe deri të sakrifikohem si Salvador Alende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake”, deklaroi Meta nga Pogradeci.