Nga Mentor Kikia
Në Gjykatën e Tiranës është duke u “luajtur” një dramë që përfaqëson më së miri të gjithë mentalitetin dhe atë çfarë ne jemi si shoqëri.
Bëhet fjalë për gjyqin e të akuzuarve për v.rasjen e një djali, për shkak të një karikuesi telefoni.
E njohim tashmë të gjithë historinë e Marvi Mihalit.
Pas çdo seance, mediat u drejtojnë mikrofonat prindërve të viktimës që qajnë dhe kërkojnë drejtësi, dhe prindërve të autorëve, që ankohen se prokuroria ka kërkuar dënime të rënda.
“Të tjerët kanë v.rarë nga 2-3 vetë e kanë dalë pa faj, ndërsa djali im nguli vetëm një thikë” – kështu tha ky burrë para kamerave.
Në vend të një njdese gjithë përulësi, për marrjen e jetës së një djaloshi 22 vjec dhe dhimbjes që u shktoi dy prindërve, këta njerëz edhe revoltohen para gjykatës.
Do të ishte njerëzore që në respekt të dhimbjes së prindërve të viktimës, këta të mos ishin fare në gjykatë.