Deputeti i ri i dalë nga listat vijuese zgjedhore pasi opozita dogji mandatet, Lefter Maliqi ka replikuar gazetaren Sonila Meço, sipas të cilit ka dezinformuar duke thënë se nuk dihet se çfarë arsimimi ka kryer.
Në rrjetet sociale, Maliqi i është përgjigjur duke publikuar foto të diplomave, bashkë me listën e notave, por ndër to ka një detaj që s’shkon.
Në diplomat e Maliqit, deputeti rezulton me dy atësi të ndryshme. Në njërën, ai prezantohet si Lefter Novruz Maliqi dhe në një tjetër më të hershme Lefter Faik Maliqi.
Në reagimin e mëposhtëm, ai rendit të gjitha detyrat dhe postet që ka mbajtur deri më tani, por ky detaj nuk është sqaruar.
Postimi i plotw:
—- Keqardhje për dizinformimin në Tv Ora News sot ora 21 e 30 min të drejtuar nga Sonila Meco sikur sdihet shkolla ime e lart dhe se ku kam mbaruar???sqaroj se si per televizionin dhe Znj.Meco kam vlersime pozitive por nga e vërteta kurrë nuk heq dorë ,çdo përbaltje më bënë më të fortë.
Lexoni dhe verifikoni ku dhe kur te doni vërtetësinë si më poshtë.——-Lefter Novruz Maliqi ditlindja 10.02.1972 vendlindja Berat. Arsimimi 1987-1991 Shkolla e mesme ushtarake “Skenderbej” 1991-1993 Akademia Ushtarake e Mbrojtjes,1993-1996 Akademia e Rendit Publlik,2005-2006 Instituti Demokratik Amerikan,2008 Kolegji i Larte i Mbrojtjes(NATO) ,2009-2012 Master per Studimet Europiane.
Punësimi 1996-2005 Shef komisariati policie në Skrapar dhe Berat, Shef policie rendi dhe krimesh në Shkoder, Mirdite, Lushnjë, Kucovë, Gramsh, Përmet, Tepelen, Gjirokaster dhe Pedagog në Akademin e Policisë,2007-2009 Kryetar i Komunes Otllak-Berat,2009-2013 Deputet i Kuvendit Polullor dhe antarë i Komisionit të Sigurisë Kombtare,2017-2019 Zv.Drejtor i Pergjithshem i Burgjeve,aktualisht Deputet i Kuvendit. Gjuhe e huaj Anglisht.