Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar sot për atë që ndodhi dje gjatë takimeve me studentë në Durrës.
Në përgjigje edhe të reagimeve në rrjetet sociale, të opozitës, apo edhe vete ish-kryeministrit Berisha, që tha se Lleshajt në Durrës iu tregua vendi nga studentët, ministri ka sqaruar se ata ishin fatkeqë dhe jo studentë, madje të tjetërsuar dhe ithtar partie.
Postimi
Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës