osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi: Ja pse Berisha është më i rrezikuari dhe raporti sekret i SHIK për ngjarjen! Gati të zbardh të vërtetën në gjyqin e Izet Haxhisë

Fatos Klosi: Ja pse Berisha është më i rrezikuari dhe raporti sekret i SHIK për ngjarjen! Gati të zbardh të vërtetën në gjyqin e Izet Haxhisë

Në një kohë kur Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të rihapë dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, Fatos Klosi shprehet i gatshëm për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjen në fjalë. Në vitin 1998, vit kur ndodhi edhe atentati ndaj ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari, Klosi ka qenë në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar (sot Shërbimi Informativ Shtetëror).

Duke mbajtur një post të tillë të rëndësishëm, ai ka dijeni për ngjarjen dhe të gjitha informacionet që di është i gatshëm t’i thotë edhe para trupës gjykuese nëse thirret për të dëshmuar. Diçka të tillë Klosi e pohoi dje gjatë një interviste për gazetën “SOT”. Duke qenë se bën pjesë tek lista e dëshmitarëve që Izet Haxhia kërkon të thërrasë në gjyq gjatë procesit gjyqësor, ish-kreu i SHISH deklaroi se do të flasë për çdo gjë, edhe për rolin e Sali Berishës në ngjarje.

Sipas tij, ish-kryeministri është i implikuar në këtë histori sepse në mes hyri lufta për pushtet brenda PD dhe tani me rigjykimin e çështjes dhe me provat e faktet që mund të dalin në pah pozitat e tij mund të lëkunden. Megjithatë, Klosi theksoi se SHIK-u në atë kohë ka përgatitur edhe një material sekret për vrasjen e Hajdarit, raport i cili është në dorë të prokurorisë. Aty gjenden të shkruara të gjitha detajet, faktet dhe informacionet që dispononte SHIK, por Klosi është i gatshëm që të flasë rreth këtyre materialeve edhe nga salla e gjyqit.

-Gjykata e Apelit vendosi të rihapë çështjen “Hajdari”. A është ky shansi i artë që të zbardhet kjo ngjarje e rëndë, duke qenë se paralelisht po ecën përpara edhe reforma në drejtësi?

Gjykata mirë bëri, unë e kam përkrahur. Kam thënë që është një e drejtë e tij të rigjykohet duke qenë se është dënuar në mungesë. Unë uroj që ky të jetë një shans i mirë që të zbardhet e vërteta lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit. Atëherë gjykatësit nuk arritën të pyesnin personazhet kryesorë që mund të pyeteshin në atë kohë. Ata u kufizuan vetëm në faktet konkrete që u gjetën në vendin e ngjarjes dhe kaq.

Por se kush ishin porositësit e ngjarjes, kush kishte ndihmuar dhe kush nuk kishte ndihmuar nuk deshën të ngatërrohen sepse natyrisht ishte një “patate e nxehtë”. Ishte një gjë që i bezdiste sepse iu takonte të merreshin me njerëz shumë të rëndësishëm. Kështu që mbase është rasti tani që drejtësia të tregojë veten e saj që ta trajtojë problemin pa asnjë lloj paragjykimi. Jam i sigurt që gjyqi nuk do të bëhet me dyer të mbyllura, kështu që çdo provë dhe fakt që Izet Haxhia thotë se ka, do të bëhen publike.

-Sipas jush, a mund të ketë në të vërtetë prova Izet Haxhia që do të nxirrnin në dritë të vërtetën e kësaj ngjarjeje?

Nuk e di, por duhet thënë që nuk ka rëndësi edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite. Vitet nuk i zbehin provat. Provat o janë, o nuk janë. Nuk mund të prishen. Izet Haxhia shprehet i sigurt se ka prova sepse është një njeri që ka qenë në valle, ai nuk është dënuar kot. Pavarësisht se ai pretendon që të dalë i pafajshëm, unë them se gjykata që e dënoi me siguri ka pasur një motiv. Unë e kam thënë që Haxhia nuk e meritonte kaq rëndë dënimin, jo kaq shumë vite, por i implikuar ka qenë. Kështu që në këtë situatë unë them që ato prova dhe fakte që thotë se ka le t’i nxjerrë, të përfitojë nga ato.

-A është i rrezikuar Sali Berisha nga fjala e Izet Haxhisë në sallën e gjyqit?

I rrezikuar është sigurisht. Jo i rrezikuar për ndonjë gjë të madhe, por Izeti sigurisht që do të dalë në gjyq dhe unë besoj që nuk ka gënjyer deri tani kur ka thënë që ka prova. Tani ai do të dalë para trupës gjykuese dhe do të merret vesh që ka apo nuk ka prova. Unë dua t’i besoj atij sepse ka qenë një njeri shumë pranë ngjarjes, por nuk është dëgjuar asnjëherë për të.

Izet Haxhia tani e ka lakun në fyt dhe ai do të përfitojë sepse nuk ka asnjë rast tjetër për të shfrytëzuar përveç këtij për të nxjerrë veten të pafajshëm sikurse pretendon apo për të ulur dënimin. Ai nuk ka asgjë për të humbur në këtë moment, më e keqja e mundshme është të vuajë dënimin e mbetur, prandaj unë besoj se gjithçka ai ka do ta nxjerrë. Ky është besim i imi, nuk është se e kam të mbështetur në ndonjë gjë. Unë besoj se Sali Berisha është i implikuar në këtë gjë.

-Izet Haxhia, përtej provave të reja, ka përgatitur edhe një listë me 43 dëshmitarë që pritet të thirren në gjyq. Pjesë e kësaj liste jeni edhe ju duke qenë se asokohe qëndronit në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. A jeni ju i gatshëm të dëshmoni?

Po sigurisht, pse jo. Por duhet thënë që unë i kam dëshmuar gjërat e mija sepse unë kam qenë drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe gjithë informacionet që kemi pasur ia kemi komunikuar prokurorisë, shefave të mi, d.m.th kryeministrit, presidentit. Ato gjëra nuk janë bërë publike, por ato janë komunikuar. Janë dërguar letra dhe raporte me informacion, kështu që qëndrimi im ky është dhe unë nuk kam ndonjë gjë tjetër për të shtuar përveç atyre që janë komunikuar tashmë dhe organet e drejtësisë i dinë.

-Çfarë dini ju si ish-kreu i SHISH për vrasjen e Azem Hajdarit?

Unë di plot gjëra, por ato janë të shkruara në letër. Ato që ka ditur Shërbimi ka qenë i detyruar t’ia thotë shefave të vet, kryeministrit d.m.th, ndërkohë që më pas informacioni iu është deleguar edhe prokurorëve sepse ligji na e kërkon që ne të bashkëpunojmë edhe me prokurorinë për çdo rast. Kështu që materiali ynë ndodhet në dorën e prokurorisë dhe e përsëris që aty është i shkruar edhe qëndrimi im apo dëshmia ime. Unë nuk kam as çfarë të shtoj dhe as çfarë të heq.

Më vjen keq që ky material nuk mund të jetë publik, nuk nxjerr dot pjesë të tij. Unë them që ne e kemi kryer detyrën, por nëse më kërkohet sërish, unë jam gjithmonë i gatshëm të jap kontribut. Ky është kontributi që do jap: merrini letrat, hapini sepse nuk ka asnjë kuptim të mos besohen ato informacione që kemi përcjellë. Raportet janë shkruar në atë kohë me përgjegjësinë më të plotë dhe nuk ka pse të ndryshojë.

Unë nuk kam qenë në brendësi të ngjarjes personalisht, por punonjësit e Shërbimit që janë marrë me këtë punë, që kanë bashkëpunuar me policinë, që kanë bashkëpunuar me prokurorinë, të gjitha gjërat që kishin për të thënë janë mbledhur në ato raporte që ne kemi bërë zyrtarisht për shefat tanë.

-Izet Haxhia ka drejtuar gishtin tek Sali Berisha dhe ka kërkuar që ai të dëshmojë në gjykatë. Herën e parë ish-kryeministri dëshmoi pranë ambasadave dhe jo para trupit gjyqësor. A mendoni se kjo do të jetë hera ku Berisha do të dalë para gjykatës për të thënë gjithçka di për vrasjen e Azem Hajdarit dhe akuzat e ish-truprojës së tij?

Kjo është punë njerëzish, nuk është problemi është e mundur apo nuk është e mundur. Është absolutisht e mundur që Berisha të jetë prezent në sallën e gjyqit sepse ai është një njeri si ju, si gjithë të tjerët. Në qoftë se gjykata me këtë çështje që hapet i kërkon zotit Berisha që të dëshmojë, e merr për ta pyetur lidhur me atë çka di ai për ngjarjen apo më konkretisht se çfarë di ai për problemin e Izet Haxhisë sepse gjyqi bëhet për gjyqin e Izetit, Berisha është i detyruar të vijë.

Atëherë, në atë kohë, ish-kryeministri edhe guxonte të mos shkonte në gjykatë, por tani besoj se situata është pak më ndryshe, drejtësia ka filluar të funksionojë pak më ndryshe dhe them se Berisha do të detyrohet të paraqitet në sallën e gjyqit.

-Duke qenë se tani Sali Berisha është një njeri pa imunitet, a e bën kjo më të cenueshëm para drejtësisë?

Dëshmia e tij në gjykatë nuk është problem imuniteti. Imuniteti është diçka kryesore kur bëhet fjalë për të hetuar ose jo për të. Por kur vjen puna për të dëshmuar, nuk ka asnjë lloj imuniteti. Çdo njeri është i detyruar të vijë në gjykatë për të dëshmuar dhe për të thënë atë çka di. Mbase imuniteti ndikon tek proceset hetimore ndaj tij, nuk di ta them me siguri sepse nuk ka asgjë konkrete me drejtësinë. Por si dëshmitar duhet të paraqitet, me apo pa imunitet.

-A ka rol Berisha në eliminimin e Azem Hajdarit?

Këtë duhet ta tregojë gjykata, por unë them që ka. Sipas meje, mbase nuk është Berisha personalisht i implikuar, por grupi i tij është përfshirë. Mbase Berisha ka qenë organizatori, nuk di ta them me siguri. Por di të them që ka qenë Partia Demokratike ajo që ka pasur rol në vrasjen e ish-deputetit demokrat. Ata që nuk e donin Azem Hajdarin e organizuan atentatin ndaj tij. Sepse është e sigurt që nuk e kanë dashur, lëre çfarë thonë tani mbrapa, por për të dashur nuk e kanë dashur asnjëherë.

-Pse Sali Berisha nuk ka folur asnjëherë qartë për vrasjen e Hajdarit, por vetëm disa herë ka sulmuar shkurtimisht Izet Haxhinë se ka ai gisht në ngjarje? A mendoni se ai po i bën bisht, po i shmanget ngjarjes së rëndë?

Sigurisht që i shmanget sepse e ndien veten të implikuar dhe nuk do që të implikohet më shumë sepse natyrisht që edhe mund të gabojë me deklaratat publike që bën. Mundet që të thotë ndonjë gjë më shumë dhe pastaj kjo deklaratë t’i kthehet në “boomerang”. Mund të zbulojë detaje që nuk dihen dhe që ngarkojnë atë me përgjegjësi.

-A ishte vrasja e Azem Hajdarit një plan për të fituar politikisht apo fshihen arsye të tjera si hasmëria apo përplasje me grupet kriminale?

Nuk kishte punë politika në këtë histori. Dua të them politika e mirëfilltë sepse politika brenda Partisë Demokratike sigurisht mund të kishte. Por unë nuk e quaj politikë atë pastaj. Sipas meje ajo është luftë për pushtet brenda PD. Problemet natyrisht kanë qenë probleme hakmarrjeje në thelbin e tyre, por pastaj se kush ndihmoi, kush e bëri më të lehtë vrasjen etj, janë gjëra që gjykata duhet t’i thotë. Izet Haxhia për këtë është akuzuar dhe dënuar, se ka ndihmuar në vrasje. Tani ai le të tregojë që jo nuk kam ndihmuar unë, kanë ndihmuar të tjerë.

-A mund të ishte shmangur eliminimi fizik i Azem Hajdarit apo vrasja e tij ishte diçka që po të mos ndodhte në datën 12 shtator do të ndodhte në një ditë tjetër?

Këto janë punë njerëzish. Sigurisht që mund të shmangej sepse çdo gjë që bëjnë njerëzit shmangen. Mund të gjendej një gjuhë për të shmangur këtë konflikt që përfundoi deri në vrasje. Unë e di që ka patur tentativa për ta shmangur këtë konflikt, por gjithsesi nuk u arrit sepse ata mbase nuk u morën vesh, ose mbase të tjerë i penguan që të mos arrihej. Këto janë vetëm hamendje sepse janë gjëra shumë personale të atyre që marrin pjesë në këtë ngjarje saqë kurrkush, përveç njerëzve shumë të afërt me ta nuk mund të dinë detaje për të thënë të vërtetën. /Mimoza Ibra