osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Flet gruaja e tregtarit që u vra në Durrës: “Më dhimbsen ulërimat e një nëne, doja burgun, jo jetën e djalit”!

Flet gruaja e tregtarit që u vra në Durrës: “Më dhimbsen ulërimat e një nëne, doja burgun, jo jetën e djalit”!

Bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapit, thotë se ajo dhe të afërm të burrit të saj nuk kanë asnjë lidhje me ekzekutimin e Jurgen Kurtit mbrëmë në Tiranë, person që ishte dyshuar për vrasjen e Arapit në prill të 2016-ës. Në një prononcim për Shqiptarja.com ajo thotë se i dhimbset nëna e 26-vjeçarit, por nuk ka dhembshuri për atë që vdiq. kërkon ende drejtësi, pasi për vdekjen e burrit të saj nga goditjet e dhunshme në biznesin e tyre, u dënua vëllai i vjehrrit të Jurgen Kurtit, me vite minimale për shkak se u konsideruan vdekje nga pakujdesia. “I kërkoja burgun, por jo vdekjen”, thotë zonja Arapi për Shqiptarja.com

Ka dy vite që lotët ende nuk i janë thatë që nga vrasja e bashkëshortit të saj, në prill të 2017-ës. Vjollca Arapi, gruaja e Agim Arapit të vrarë në biznesin e tij në Durrës, thotë se e ndjen njëjtë dhimbjen si grua, dhe i bashkohet vajit të nënës së Jurgen Kurtit, 26-vjeçarit të ekzekutuar mbrëmë në Tiranë.

Por teksa i dhimbset një nënë që qan të birin, thotë se nuk ndjen të njëjtën gjë për atë që vdiq.

“E kam shumë-shumë të vështirë, dhimbjen e asaj nënë që bërtiste dhe ulëriste ashtu, se e kam bërë vet përpara dy vjetësh. Nuk kam fjalë. Më dhimbset për atë nënë që qan, por për atë që vdiq jo. Unë kam dy vjet që derdh lot, e kisha shtëpinë plot, tani e kam bosh”, thotë Vjollca Arapi në një prononcim për Shqiptarja.com.

Jurgen Kurti, ishte i përfshirë në vrasjen e burrit të saj, tregtar në Durrës, por u la i lirë pasi autorësinë e krimit e mori vëllai i vjehrrit të tij, Kujtim Ekonomi, dhe dënimi ishte i ulët pasi u quajt vrasje nga pakujdesia.

“Ai person që është në burg është 3 vjet e 4 muaj. Vranë një burrë i mbyllën qepenat dhe kur vjen fundi janë të lirë. Krimineli që erdhi i pari që mbylli qepenin, është përjashta se pagoi lekë”, shprehet bashkëshortja e të ndjerit Arapi.

Ajo ndihet e braktisur nga drejtësia.

“I kërkoja burgun, por nuk i kërkoja vdekjen. Vdekjen e atij nuk e kam dashur. Më dhimbset se vdekja është shumë e hidhur. Ndodhën si ndodhën punët mua nuk ma kthen asnjëri burrin. Unë doja drejtësi, unë nuk doja vdekje. Kur kërkova drejtësi nuk mu dha. Ndodhi drejtësia e Zotit, po, por jo e robit. Për njerëzit, për gjyqtarët për prokurorët. Unë nuk kam parë drejtësi, kam parë vetëm dhimbje, atë që kam përjetuar unë nuk e kam përjetuar njeri”, thotë zonja Arapi për Shqiptarja.com.

Në rrëfimin e saj tregon se ditën e djeshme policia ka kryer edhe kontroll në banesën e saj ndërsa në polici janë marrë në pyetje disa të afërm të bashkëshortit të saj. Thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, dhe se ‘të pushtetshmit që kanë lekun dhe drejtësinë’ nuk duhet të merren me të.

“Dje janë shoqëruar të gjithë, erdhën bënë edhe kontroll, unë nuk kam lidhje me asgjë. Ata nuk munden me asgjë edhe sikur unë të kisha dashur të bëja gjë, ata janë të pushtetshëm , ata kanë lekun, forcën qeverinë, ata i kanë të gjitha, ata nuk maten me mua, unë jam shumë ndryshe nga ata e kanë të kotë që merren me mua”, përfundon Vjollca Arapi.

Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmë në Tiranë poshtë pallatit të tij teksa po shkonte në banesë ku jetonte me nënën, në zonën pran stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar nga policia, me maska dhe motor e qëlluan disa herë me armë duke e lënë të vdekur në vend. Burime për Report TV bëjnë me dije se kanë qenë dy autorët që i kane bërë prite të riut pranë banesës së tij dhe më pas e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 23 gëzhoja pistolete, duke lënë të kuptohet se autorët janë siguruar se i riu do të gjente vdekjen.

Kurti është akuzuar edhe për vrasjen e babait të tij në vitin 2016. Nëna dhe babai i tij ishin divorcuar, por ky i fundit mbërriti në banesën e tyre duke u konfliktuar me nënën. Nga përleshja, Artur Kurti mbeti i vrarë ndërsa u plagos daja i Jurgenit që ndodhej në banesë. Leonard Ristani mori autorësinë e krimit në kushtet e vetëmbrojtjes duke lënë kështu të lirë nipin e tij.

Jurgen Kurti, i njohur si menaxher i VIP-ave, kishte në pronësinë e tij mbi 10 biznese, ndërkohë që spikaste jeta luksoze me makina të shtrenjta.