Deputeti i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Ligoraq Karamelo raportohet se është k.ërcënuar me jetë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës ku 3 persona e kanë kërcënuar me jetë deputetin.
“Kam qene duke dalë nga lokali kur u k.ërcënova. Tre personat tentuan të më godasin dhe më quajtën tradhtar.
Nuk tërhiqem nga mandati i deputetit. Bëra denoncimin. Njeri prej tyre është shoqëruar”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Karamelo është një prej kandidatëve në listën e PD, i cili pranoi mandatin e deputetit, pavarësisht vendimit politik të opozitës për djegie në bllok.