Edhe pse në profilin e saj mbizotërojnë foto apo takime të ndryshe në fushatat e LSI, Enada duket se ka zgjedhur rrugën që ndoshta do ti ndryshoj asaj edhe jetën.
E treta në listën e qarkut Vlorë, Enada Koçiraj është vetëm 25 vjeçe dhe bëhet keshtu deputetja më e re në Kuvendin aktual të Shqipërisë.
E megjithatë, e reja nuk arrin të “thyejë” dot rekordin e vendosur po nga përfaqesuesja e LSI, Kejdi Mehmetaj e cila ishte vetëm 23 vjeçe kur u betua si deputete.
Nga ana tjetër, Koçiraj nuk regjistron asnjë eksperiencë pune.
Mëposhtë edhe jetëshkrimi i kandidates që sot dorëzoi formularin në KQZ: