Ofendimet në drejtim të Linda Halimit dhe familjes së saj nuk po ndalojnë. Këngëtarja Linda Halimi ka disa ditë që është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe i dashuri i saj Davon Edwards janë bërë prindër të një vajze. Këngëtarja kishte zgjedhur ta mbante shtatzëninë të fshehur, e lajmin ajo e dha vetëm pasi lindi.
Ashtu siç dhe e kishte menduar, ashtu dhe ndodhi, ku me të dhënë lajmin, Linda Halimi mori një lum komentesh negative, vetëm e vetëm se kishte bërë fëmijë me një person me ngjyrë.
“A i keni tërbuar ndonjëherë njerëzit vetëm pse e keni jetuar jetën tuaj?”, ka shkruar Linda në Instagramin e saj, duke u përgjigjur ofendimeve që po i drejtohen nga ndjekësit e shumtë, dhe duke e bërë të qartë edhe njëherë se ajo po e jeton jetën e saj.
Linda Halimi dhe Davon Edwards ka vite që jetojnë në Amerikë, pasi këngëtarja atje deshi të zhvillojë karrierën muzikore, ku dhe realizoi vetëm një projekt, si dhe mori pjesë në “America’s Got Talent” ku mori komente pozitive nga e famshmja Jennifer Lopez.