osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dossier Gërdeci/ U v.ranë 26 veta, por 3 “musketierë” shpëtojnë ish-ministrin e Mbrojtjes

Dossier Gërdeci/ U v.ranë 26 veta, por 3 “musketierë” shpëtojnë ish-ministrin e Mbrojtjes

Pas një viti/ Dy anëtarë të Gjykatës së Lartë: Ja pse duhet ndjekur penalisht Mediu

Nga Thanas Mustaqi

Sikurse është bërë e njohur, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga 5 gjyqtarë Besnik Imeraj (kryesues), Evjeni Sinoimeri, Ardian Nuni, Majlinda Andrea, Evelina Qirjako (anëtarë), më 14 shtator 2009, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale të juridiksionit fillestar nr. 6, datë 13 mars 2009 me kërkues Prokuroria e Përgjithshme, e përfaqësuar nga prokurorët Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati e Arben Dollapaj. I pandehuri Fatmir Mediu është gjykuar në mungesë, i mbrojtur me prokurë nga avokatët Ardian Visha e Petrit Serjani.

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Kryetari i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu u akuzua në bazë të neneve 248-25 të Kodit Penal neneve 70/2 e 2 -25 të Kodit Penal Ushtarak për tragjedinë e Gërdecit.

Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi me 3 me 2 për pushimin e procedimit penal në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mund të vazhdonte.
Dy nga gjyqtarët e pakicës, Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako, nuk ishin dakord me vendimin e shumicës. Ja arsyet:

Pranë Gjykatës së Lartë Tiranë ishte duke u gjykuar çështja penale në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu, i akuzuar në baze të nenit 248-25, 70/2 e -25 i Kodit Penal Ushtarak.

Sikundër pranon dhe shumica, nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton që i pandehuri Fatmir Mediu në momentin e regjistrimit të procedimit penal ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë.

Me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, me vendimin nr. 185, datë 16.06.2008 Kuvendi i Shqipërisë dha autorizimin për procedimin penal të tij. Pas dhënies së autorizimit dhe përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të nenit 141 të Kushtetutës, paraqiti kërkesën për gjykimin e të pandehurit Fatmir Mediu me akuzat e cituara më sipër.
Gjatë kohës që gjykimi i çështjes penale në ngarkim të deputetit Fatmir Mediu vazhdonte, sikurse dihet, më 28.6.2009 në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë dhe ai u rizgjodh deputet dhe për Legjislaturën e 18-të të këtij Kuvendi
Nisur nga fakti i mësipërm, shumica vendosi pushimin e çështjes, me arsyetimin se:

(i) Zgjedhja e të pandehurit si deputet dhe mungesa e një autorizimi për procedim të Kuvendit të ri të Shqipërisë për këtë person, është një nga rrethanat ligjore të parashikuara nga neni 290/1 të KPrP, në bazë të të cilit ndjekja penale e filluar nuk mund të vazhdojë. Sipas shumicës, ky ndalim, para së gjithash, vjen ndesh me nenin 73/2 të Kushtetutës.

(ii) I pandehuri ka marrë një mandat politik, i cili i ka dhënë një status të caktuar. Element i rëndësishëm i këtij statusi është dhe imuniteti parlamentar, i cili nuk mund të jepet i kufizuar.

Nuk jemi dakord me arsyetimin e mësipërm.

Kemi mendimin se interpretimi që i bëhet nenit 73/2 të Kushtetutës nga shumica, është një interpretimi i tejkaluar, që bie ndesh me vetë frymën e Kushtetutës dhe qëllimin e saj.
Në Kushtetutën e Shqipërisë dhe në doktrinën juridike është parashikuar qartë instituti i imunitetit parlamentar dhe ai i mandatit. Mandati, në vetvete, është forma me të cilën vishet përfaqësimi politik, respektivisht delegohet ushtrimi i pushtetit shtetëror. Imuniteti nuk është gjë tjetër veçse një veshje mbrojtëse që i bëhet mandatit të deputetit për të parandaluar ndjekjen penale nga organi i hetimit pa autorizimin e Kuvendit. Qëllimi i paprekshmërisë penale është pikërisht mënjanimi i mundësive të ndjekjeve arbitrare dhe të pabazuara në ligj, që do të pengonin përfaqësuesin e popullit të kryente misionin e tij për të cilin ai është zgjedhur.

Fryma e Kushtetutës nuk është paprekshmëria absolute e deputetit. Paprekshmëria e tij është një shmangie nga parimi i përgjithshëm i barazisë së shtetasve para ligjit, prandaj ajo duhet të zbatohet në mënyrë të kufizuar vetëm për efektin që thamë më lart.

Në rastet ku organi i prokurorisë kërkon nga Kuvendi autorizimin për të ndjekur penalisht një person me imunitet, siç është në rastin konkret deputeti Mediu, detyra e parlamentit nuk është gjë tjetër veçse të shqyrtojë nëse kjo kërkesë është e përligjur apo jo, sepse në të kundërt do të hynte në kompetencë të organeve të drejtësisë. Kuvendi në këtë rast vetëm çmon nëse ndjekja penale cenon pavarësinë e parlamentit në përgjithësi dhe të deputetit konkret në veçanti, pra nëse ndjekja sjell pasoja për funksionimin e mirë të parlamentit, apo mos është vetëm një pretekst për të goditur deputetin apo grupin e tij parlamentar. Ky shqyrtim nga parlamenti ka karakter thjesht politik, që do të thotë se i siguron liri veprimi drejtësisë, pa paragjykuar nëse deputeti është ose jo fajtor.

Në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë e ka dhënë njëherë autorizimin duke lejuar organin procedues të kryejë procedimin përkatës, presupozohet që e ka ushtruar një kontroll të tillë dhe e ka çmuar të drejtë kërkesën e tij.

Për pakicën, kërkesa kushtetuese që i paraqitet Kuvendit për dhënien e autorizimit për procedimin e një kategorie personash, përfshirë edhe deputetët, dhe dhënia në fakt e këtij autorizimi nuk preusupozon zhveshjen e personit konkret nga mbrojtja e veçantë që ai gëzon për shkak të imunitetit parlamentar, të cilën e ka fituar me zgjedhjen nga elektorati dhe konfirmimin nga KQZ.

Përkundrazi, pas dhënies së autorizimit për procedim, madje dhe pas marrjes së tij si i pandehur, deputeti, ashtu sikurse ndodhi dhe me të pandehurin Fatmir Mediu, vazhdon të ushtrojë funksionet e tij si deputet duke gëzuar të drejtat dhe garancitë ligjore, përfshirë dhe mbrojtjen e posaçme juridiko-penale për veprime të drejtuara kundër tij dhe që përbejnë vepër penale, pa kufizim, njëlloj si edhe deputetët e tjerë. Autorizimi për procedim i dhënë nga Kuvendi është parakusht për organin e procedurës, pa të cilin ky i fundit nuk mund të kryejë një numër veprimesh procedurale, përfshirë dhe marrjen si të pandehur.

Fakti që i pandehuri Fatmir Mediu u rizgjodh si deputet në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të konsiderohet se ka shërbyer për të krijuar një gjendje të re juridiko kushtetuese për sa i përket imunitetit parlamentar në përgjithësi dhe kuptimit e qëllimit të autorizimit për procedim në veçanti.

Ky i pandehur u rizgjodh deputet po i Kuvendit të Shqipërisë, organ ky i cili pavarësisht numrit progresiv të legjislaturave të tij (nga 17 në 18), ishte shprehur tashmë pozitivisht për kërkesën e organit të procedurës për dhënien e autorizimit për procedim, mbi bazën e po atyre fakteve për të cilat ishte duke vazhduar shqyrtimi gjyqësor i kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas mendimit të pakicës, vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë një herë nga Kuvendi është rrjedhojë e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij, për shkak të zgjedhjeve të reja.

Jemi në kushtet e gjykimit të së njëjtës çështje, për të cilën është marrë një herë autorizimi nga organi procedues. Ne, pakica, mendojmë se dhënia e një autorizimi të ri për të njëjtën çështje është një tejkalim në interpretimin dhe qëllimin e nenit 73 të Kushtetutës. Në këto kushte, jemi dakord me kërkimin që bëri organi i akuzës për vazhdimin e këtij gjykimi.

Përveç sa më sipër, nuk e mendojmë të drejtë referimin ligjor të bërë nga shumica në nenin 290 të KPrP. Kjo dispozitë parashikon rastet kur procedimi nuk mund të fillojë, ose në rast se ka filluar duhet të pushojë. Rasti objekt gjykimi nuk përfshihet në asnjë parashikim të kësaj dispozite.

Në vendimin e shumicës arsyetohet se Gjykata e Lartë ka mbajtur po të njëjtin qëndrim (ka pushuar çështjen), kur ka gjykuar të pandehurin Azgan Haklaj mbas marrjes prej tij të mandatit të deputetit.

Theksojmë se rrethanat për çështjen e mësipërme nuk janë të njëjta me rrethanat e çështjes objekt gjykimi.

Shtetasi Azgan Haklaj u zgjodh deputet për herë të parë pasi ndaj tij kishte filluar procedimi penal, madje pasi ishte vendosur masa e sigurimit arrest në burg dhe ishte marrë si i pandehur. Patjetër që edhe për pakicën, me zgjedhjen e tij si deputet, u krijua një rrethanë krejtësisht e re për këtë person, kapërcimi i së cilës, pa marrë autorizimin nga Kuvendi, do të binte ndesh me ndalimin kategorik të pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës.

Në analizë të gjithë sa thamë më lart, mendojmë së procedimi penal nuk duhej pushuar, thanë Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako.

Besnik Imeraj ka lindur më 6.12.1954, në Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë në Elbasan dhe Tiranë. Në vitet 1991-1997 ka qenë jurist pranë shoqërisë tregtare “Trans-Albania”, si dhe ka ushtruar profesionin e avokatit. Gjatë periudhës janar 1998 -mars 2005 ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Durrës dhe, në vitet 2000-2006, ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës. Në vitet 2005-2013 ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Në muajin prill të vitit 2013 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja: Besnik Imeraj, “violina” e parë e anti-Vettingut, shërbëtor i politikës, ka falur Metën dhe Bashën në Gjykatën e Lartë. Precedentët

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Ymeraj nuk është i panjohur në opinionin publik apo për politikën shqiptare. Ai njihet si një nga miqtë më të fortë të kreut të Kuvendit, njëherësh dhe kreu i LSI Ilir Meta. Aq mik ka qenë dhe është me Metën, sa kur u hodh shorti për të gjykuar në Gjykatën e Lartë Ilir Metën për përgjimin e realizuar nga ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, ku Meta me zë dhe figurë kërkonte 700 mijë euro në dorë për një aferë korruptuese, anëtari i Gjykatës së Lartë Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga gjykimi me argumentin se e ka mik të ngushtë dhe është njeriu i tij. Kjo është pasqyruar jo vetëm në dokumentacionin e Gjykatës së Lartë, ku procesi kishte Dvoranin si relator, por është pasqyruar dhe në të gjitha mediat shqiptare. Për këtë mjafton të “googlosh” dhe e gjen dorëheqjen e Imerajt, mikut të Metës nga gjykimi i aferës së 700 mijë eurove.

Por Imeraj ka qenë njeriu që “shiti” tërë hetimet tek Meta ku përmes avokatit Petrit Serjani dhe Gëzim Veleshnja (ky i fundit anëtar i KQZ përfaqësues i LSI të Metës) bëri që çështja të dështonte, por dhe përmes ekspertëve, të gjithë të përzgjedhur nga vetë Meta përmes Imerajt dhe Serjanit, njëri anëtar i Gjykatës së Lartë tjetri avokat.

Besnik Imeraj, në Gjykatën e Lartë ka “pritur” dhe kreun e PD Lulzim Basha, asokohe Ministër Transportesh, të cilit për çështje procedurash i bëri “gjëmën” e liroi nga akuza e vjedhjes së 230 milionë eurove të Rrugës së Kombit, kallëzim ky jo nga opozita por nga KLSH që drejtohej nga njerëzit e mazhorancës së atëhershme të Berishës, por që nuk kishin çfarë bënin, nxorën 230 milionë euro vjedhje e shpërdorime.

Një gjyqtar si Imeraj, tashmë anëtar i Kushtetueses ia gjeti anën dhe Basha doli pa gjemb në këmbë nga kjo çështje.

Prandaj dhe në vendimin për pezullimin e “vettingut” në Gjykatën Kushtetuese anëtari i kësaj gjykate Besnik Imeraj mësohet se ka qenë “violinë e parë” pro, duke e dërguar këtë çështje në “Venecia” për të zvarritur procesin e “Vetingut” deri në pafundësi, pikërisht sepse e do jo vetëm ai për të mbuluar abuzimet dhe pisllëqet e tij, por dhe Ilir Meta dhe Sali Berisha, një shërbim ky “neto” politik.

Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj do të mbahen mend gjatë si dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët votuan pro kërkesës së Partisë Demokratike për rrëzimin e ligjit të Vetingut, duke kundërshtuar opinionin e Komisionit të Venecias, organit më autoritar dhe kompetent në Evropë.

Mbetet të presim zbardhjen e vendimit se cilat janë argumentet ligjore të dy anëtarëve kundër ligjit të Vetingut dhe opinionit të Komisionit të Venecias, por nisur nga mënyra se si dy personazhet janë ngjitur në majat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, vendimmarrja e tyre nuk lë vend për befasi. Dy gjyqtarët janë promovuar nga Partia Demokratike.

Për karrierën e tyre ata i detyrohen pikërisht partisë që kërkoi rrëzimin e ligjit të Vetingut. Si Dizdari, ashtu edhe Imeraj, kanë qenë anëtar të Gjykatës së Lartë me bekimin e Partisë Demokratike, ndërsa në vitin 2013, Sali Berisha, pak para se të rrëzohej nga pushteti, i emëroi në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu, emërimi i tyre në Gjykatën e Lartë është mundësuar pas rikthimit të Sali Berishës në pushtet, në vitin 2005. Deri në vitin 2006, Gani Dizdari, një prurje klasike e Berishës, punonte avokat. Gjithashtu, edhe Besnik Imeraj, është emëruar në Gjykatën e Lartë pas rikthimit të Berishës në pushtet. Madje, Besnik Imeraj ka lënë gjurmë edhe në mbylljen e dosjes së Lulzim Bashës me procedurë, për vjedhjen e 230 milionë eurove me Rrugën Durrës-Kukës.

Gjykata kushtetues, kërkon sqarim nga Ambasada Amerikane për revokimin e vizës së gjyqtarit Besnik Imeraj. Letra mësohet se i është adresuar ambasadorit Donald Lu, ku shpreh shqetësimin e revokimit të vizës, duke kërkuar të dhëna për arsyen e këtij veprimi

Gjykata e Lartë dënoi sot me katër vjet burg gjyqtaren Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion. Dënimi do ti konvertohet në 3 vjet shërbim prove.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vite burg për gjyqtaren dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e 50 mijë eurove të përfituara nga korrupsioni.
Korrupsioni, për herë të parë në Shqipëri dënohet me burg një gjykatës. Vendimi dhe për burrin e saj.

Majlinda Andrea u shpall fajtore për korrupsion por vuajtja e dënimit pezullohet dhe konvertohet në 3 vjet shërbim prove.

Gjykata vendosi sot edhe dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Odise Andrean, bashkëshortin e gjyqtares. Për të dy gjykata dha edhe një dënim plotësues, atë të heqjes së të drejtës së ushtrimit të detyrës për 5 vjet.

Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, është arrestuar me akuzën e korrupsionit pasiv në rolin e sekserit.

Policia ekzekutoi urdhërarrestin për Odhise Andrean, pasi duhet të kryejë dënimin prej 1.6 vite burg të dhënë nga Gjykata e Lartë.

Dje Gjykata e Lartë shpalli fajtore për akuzën e korrupsionit Majlinda Andrean duke e dënuar me 4 vite burg, dënim për të cilin vendosën pezullimin në 3 vjet në shërbim prove.

Për bashkëshortin e saj Odhise Andrea gjykata vendosi dënimin me 1.5 vite burg. Çiftit Andrea iu hoq edhe e drejta që për 5 vite të ushtrojnë funksione publike. Gjithashtu gjykata dënoi nga 1 deri në 1.5 vite burg të akuzuarit e tjerë Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino.

Akuza ndaj gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për një vendim pronësie në zonën e Butrintit.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 4 vite burg për gjyqtaren dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e 50 mijë eurove të përfituara nga korrupsioni për të cilat gjykata e lartë vendosi të kalojnë në shtetit.

Kallëzim për gjyqtarin, qytetari e padit se mori çështjen pa i rënë në short

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, i dorëhequr në përfundim të mandatit, Ardian Nuni, rezulton se është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.