Ish-aleati i së djathtës në zgjedhjet e vitit 2017, Kreshnik Spahiu ka deklaruar shprehet se Partia Demokratike nuk mund të bëjë ‘prokurorin’ për shit-blerjen e votave, pasi duhet të merret vetë e pandehur.
Ish-kreu i Aleancës Kuqezi në një intervistë për Shqiptarja.com thotë se për djegien e mandateve ishte një vendim i ish-kryeministrit Berisha, dhe jo i kryetarit të PD-së Basha.
“Është vetëm Berisha. Ai e mori vendimin ndonëse gjithē partia e tij por dhe aleatët ishin kundra. Madje dhe Basha ishte kundër. Nuk ka këllqe Basha të tërheq zvarrë jashtë parlamentit Berishën por e kundërta, Berisha i vuri në rresht me gjithë Monikën. Është naivitet të mendosh nëse Basha mund t’i jepte urdhër Berishës apo Monikës.
Kjo është lëvizje e kalkuluar e Berishës për t’ju thënë ndërkombëtarëve që nëse nuk i japin amnisti nga drejtësia dhe nëse nuk i japin pushtetin me marrëveshje ai ka njerëz për ta kallur Shqipërinë. Lëvizjet e Berishës janë të lexueshme. Ai çdo 2 ose 4 vjet përdor të njëjtën skemë që të kap ndonjë pazar në fund me presion. Ndryshon vetëm skenari, diku me çadër dhe diku me tymuese.”- tha Spahiu.