osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rihapet dosja “Hajdari”! Berisha, Nano, Topalli e Klosi do dëshmojnë për vrasjen e Azem Hajdarit

Rihapet dosja “Hajdari”! Berisha, Nano, Topalli e Klosi do dëshmojnë për vrasjen e Azem Hajdarit

Pas 17 vitesh nga dënimi në mungesë, Izet Haxhia truprojë i ish-presidentit Sali Berisha fiton të drejtën e rigjykimit nga drejtësia shqiptare, duke rihapur kështu të konsideruarën vrasja e shekullit, atë të ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes ‘Hajdari’ dhe procesi do të rinisë në Gjykatë e Shkallës së Parë. Haxhia është dënuar me 25 vite burg, vendim i marrë në mungesë të tij, autorësinë e të cilit nuk e ka prnauar asnjëherë.

Vendimin e rihapjes së procesit avokati i Haxhisë, Bashik Nikolla e cilësoi të drejtë duke paralajmëruar se do të kërkojë lirimin e tij si dhe ballafaqimin me dëshmitarin e parë Sali Berishën që në atë kohë ka qenë President.

“Më në fund pas një kohë të gjatë vendoset një e drejtë procedurale në vendin e duhur. Gjykata në vendimin e sotëm, është në përputhje me konventën, që do të thotë se është e drejta e çdo të gjykuari të jetë në senacë. Ky është një vendim shumë i drejtë. Ky vendim e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Hapet e drejta për t’u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë materiale, tabulate, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje. Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha”, u shpreh avokati.

Në dokumentin e siguruar nga ReportTv pjesë e dëshmitarëve që kërkohen të pyeten janë 44, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i SHërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.

Haxhia u dënua në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari.

Nga ai dënim e deri në Maj 2018 kur Izet Haxhia erdhi nga Turqia, ai ishte në arrati ku kërkonte rihapjen e procesit.

Përballja gjyqësore nisi së pari në Gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Haxhisë për rivendosje në afat.

Ndërsa këtë të hënë tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë.

Ish-lideri i dhjetorit ’90 dhe lëvizjes studentore, Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike.

Për këtë krim u dënuan disa persona përfshi dhe ish truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia me 25 vite burg.