osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lidhja e çuditshme mes tri.tolit në shtyllat e tensionit dhe PD-së në opozitë

Lidhja e çuditshme mes tri.tolit në shtyllat e tensionit dhe PD-së në opozitë

Dy vite më parë, ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar për periudhën 1997-2002, Fatos Klosi deklaronte se në kohën e tij i vinin raportime të shpeshta mbi shpërthime të shtyllave të tensionit të organizuara me dijeninë e Partisë Demokratike.

Kohët kanë kaluar, por historia duket se po përsërit veten.

Ditën e sotme, në afërsi të Laçit, një shtylle tensioni 400 KW iu vendos tritoli, duke sjellë dëmtimin e pjesshëm të saj.

Vetëm dy ditë përpara protestës së 16 marsit, në afërsi të Lezhës disa linjave u tentua t’i vihej flaka, ndërsa në fillim të janarit, 30 kilogram tritol shënjestruan një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë Krujë.

E përbashkëta që kanë këto atentate është që në çdo rast synohen ato shtylla që mbajnë në këmbë rrjetin nga i cili furnizohet me energji gjysma e Shqipërisë.

Nëse këto operacione do të kishin dalë me sukses, duke shkatërruar krejtesisht linjen e transmetimit, vendi do të përfshihej për të paktën disa ditë në kolaps të plotë energjitik, me një faturë prej dhjetëra miliona eurosh të munguar për ekonominë e vendit.

Duke u kthyer pas në kohë, rezulton se në etapën e parë të PD në opozitë, në periudhën midis viteve 2000-2003, janë të paktën 15 akte terroriste, në të cilat janë regjistruar vendosja e tritolit në shtyllat e tensionit të lartë.

Në shumicën e rasteve, autorët e këtyre shpërthimeve nuk janë gjetur kurrë. Sipas Policisë, në raportimet e kohës, për atentatet e ndodhura në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Burrel, Kukës apo Tropojë, besohej se bëhej fjalë për “akte terroriste të nxitura politikisht”.

Ne disa raste, u shenjestrua pervec rrjetit, edhe objekte te rendesishme industriale.

Pas rikthimit të PD në opozitë, një ngjarje e bujshme ndodhi në 31 dhjetor të vitit 2014.

Ndërsa në Parlament diskutohej buxheti dhe PD bënte thirrje për rrëzimin e qeverisë, një shtyllë e tensionit të lartë u hodh në erë vetëm gjashtë orë përpara ndërrimit të viteve në Milot.

Në vendngjarje, forcat xheniere gjetën edhe 16 kallëpe tritoli të pashpëthyera, të ndodhura në një shtyllë tjetër pranë saj. Në vendngjarje, u gjetën edhe dy parrulla, me mbishkrimin “nafta” dhe “taksat”.

Në atë kohë, në një reagim publik, Sali Berisha, në vend që të dënonte këto akte terroriste, shkruante: ““Sihariqin për hyrjen e taksave në fuqi, qeveria e njoftoi me pak C4”.

Në 2014-n, mes të tjerave, një tjetër shtyllë tensioni të lartë e linjës së interkonjeksionit të Shqipërisë me Malin e Zi u hodh në erë në afërsi të Mamurrasit.

Kjo ishte e njëjta zonë ku në vitin 2000, Berisha premtonte se ishte në gjendje të rrëzonte pushtetin “vetëm me djemtë e Mamurrasit”.

Edhe në atë rast, raportimet në media folën për persona të afërt me PD që kryen këto akte, ndërsa si gjithmonë, Partia Demokratike nuk publikoi asnjë deklaratë që dënonte kryerjen e këtyre akteve.

Duke konsideruar vendosjen e dinamitit një sihariq, ish-Kryeministri dha një mesazh të qartë për vazhdimin e këtyre akteve të terrorit në vend.

Në vijim, sa herë që ka pasur raste të tensionimit të situatës në vend, rikthehen sulmet ndaj linjave të tensionit, siç ndodhi në vitin 2015 në afërsi të Lazaratit.

Në vitin 2017, në prag të zgjedhjeve, vendi u përball me një seri sulmesh të këtij lloji, të raportuara edhe në atë kohë në media.

Në Shtator të vitit 2018, tritoli iu vendos shtyllave të energjisë pranë Kalimashit.

Gjatë këtij viti, janë rikthyer përsëri këto akte terroriste, pikërisht në të njëjtën kohë kur PD po nxit dhunë në protestat e saj.

Të gjitha këto të dhëna të nxjerrin në një përfundim të vetëm, sa herë që Partia Demokratike është në opozitë, ajo tenton të destabilizojë vendin jo vetëm përmes bojkotit dhe dhunës, por edhe me akte të tilla terrorizmi që synojnë të mbjellin panik dhe të dëmtojnë ekonominë kombëtare./lexo.al/