osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama luani i LSI-së ka marr detyrën për të sulmuar “imperialistët”! “Shqyen” ambasadoren gjermane si nostalgjik për gjykatat e padrejtësisë, i “paduruar” për ato që do i zëvëndësojnë!

Rama luani i LSI-së ka marr detyrën për të sulmuar “imperialistët”! “Shqyen” ambasadoren gjermane si nostalgjik për gjykatat e padrejtësisë, i “paduruar” për ato që do i zëvëndësojnë!

Luan Rama ka replikuar me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz që deklaroi se përshëndet përparimin e reformes në drejtesi dhe se pret të rritet lufta ndaj korrupsionit.

Në një status në ‘Facebook’, Rama shtron edhe një pyetje për ambasadoren, e cila është” A mund të ketë demokraci në një vend ku nuk ka drejtësi dhe a mund të ketë drejtësi në atë vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë?!”.

Statusi i plotë:

Një përpjekje për t’a mirëkuptuar ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë dhe, edhe një pyetje për të…

E lexova me vëmendje deklaratën e ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, të publikuar gati dy orë më parë.
E madje, edhe e rilexova, për t’a motivuar më shumë veten drejt vullnetit të mirë jo vetëm për t’a mirëkuptuar atë, por, edhe për t’i dhënë vetes një mundësi reflektimi!
Dhe natyrisht, e mirëkuptoj plotësisht.
E mirëkuptoj dhe e justifikoj.

Sepse zonja ambasadore as që e ka idenë se në ç’gjendje është cilësia e demokracisë në Shqipëri, ku shumicën parlamentare e përcaktojnë votat e blera nga grupet kriminale dhe jo vullneti i lirë i qytetarëve, siç ndodh në Gjermaninë e saj e kudo tjetër në botën demokratike! Të paktën, këtë perceptim më jep mundësinë të kem deklarata e saj. Por, në këtë çështje, nuk mund t’a ndihmoj më shumë se kaq. Thjeshtë, vetëm mund t’a mirëkptoj e po aq ta justifikoj.

Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ndodh që të ketë përgjime të prokurorisë, të ketë dosje të administruara ligjërisht prej saj, ku dokumentohet se kriminelë flasin për blerje votash, për të prodhuar deputetë për qeverinë e të mos ndodhë asgjë!
Sepse, unë e di që në Gjermani nuk ka ndodhur ndonjëherë që Kancelari Federal të ketë marrë në mbrojtje e të ketë kandiduar në listat e partisë së vet kriminelë, për t’i bërë deputetë dhe kryetarë bashkish!
Unë e di që në Gjermani nuk ndodh si në Shqipëri ku nuk funksionon prej kohësh Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë dhe as nuk janë në kolaps e të bllokuara gjykatat e niveleve të tjera!
Ndaj, thjeshtë vetëm mund t’a mirëkptoj e po aq ta justifikoj zonjën ambasadore të Gjermanisë.
Por, kam edhe një pyetje për të:

A mund të ketë demokraci në një vend ku nuk ka drejtësi dhe a mund të ketë drejtësi në atë vend ku nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë?!
Ajo, zonja ambasadore në deklaratën e vet nënvizon se:“E rëndësishme është që edhe Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, si instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor, të mund të jenë së shpejti sërish funksionale”.
Nuk mund të jem dakord me këtë përcaktim të zonjës ambasadore, jo ngaqë kështu dua apo mendoj unë, por, sepse fatkeqësisht ajo shpreh mosnjohje në rastin më të mirë, e njohje të deformuar në rastin më të keq për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në Republikën e Shqipërisë!
Ndaj po ia shpjegoj se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk janë “instrumenta të rëndësishëm korrektivë të shtetit ligjor” siç shprehet ajo!

Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i drejtësisë kushtetuese, ndërsa Gjykata e Lartë është shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu po i shpjegoj zonjës ambasadore të Gjermanisë në Tiranë, se ndërsa ajo na flet për shtetin ligjor, duhet t’a dijë se në sistemet demokratike shteti është shtet i së drejtës, pra shumë më tepër se vetëm shtet ligjor, sepse jo çdo shtet ligjor është edhe shtet demokratik, pra edhe shtet i së drejtës!
E për fat të keq, Shqipëria ime nuk është bërë ende shtet i të drejtës, e nëse zonja ambasadore kur flet për shtet ligjor ka parasysh këtë të vërtetë, atëherë po, ka të drejtë.

Por, duke iu referuar sërish deklaratës së të nderuarës ambasadore, në të me të drejtë ajo thekson se: “Ne presim hapa të tjerë përpara edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Por, ndërkaq, duhet t’a dijë mirë, se nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa luftuar edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin zgjedhor, prej nga buron ajo që deklaratën e vet zonja ambasadore e quan “qeveri e legjitimuar në mënyrë demokratike”!
Dhe në fund, edhe një korrektim tjetër për deklaratën e saj, teksa shprehet se: “Të gjitha këto përpjekje janë të rëndësishme për të bindur shqiptaret dhe shqiptarët, por edhe investitorët e huaj, që drejtësia shqiptare garanton siguri ligjore”.

Drejtësia shqiptare duhet të garantojë jo “siguri ligjore”, por drejtësi ligjore, sepse është drejtësia ligjore që garanton siguri ligjore bazuar në parimet e shtetit të së drejtës.
Koncepti i shprehur në deklaratën e zonjës ambasdore se “drejtësia garanton siguri ligjore” është ose i mangët, ose i referohet konceptit që ajo e përmend edhe në deklaratën e vet mbi shtetin ligjor!
Duke shpresuar se e kam mirëkuptuar, besoj sinqerisht se edhe e kam ndihmuar, të paktën të kuptojë se çfarë është Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se ku ndryshon shteti i së drejtës për të cilin e kam fjalën unë, nga shteti ligjor për të cilin flet ajo!
Natyrisht, jemi në Shqipëri, se po të ishim në Gjermani, do të flisnin ndryshe!