NASA thotë se një lëmsh i madh zjarri shpërtheu në atmosferën e Tokës në muajin dhjetor është shpërthimi i dytë më i madh i këtij lloji në 30 vjet, dhe më i fuqishmi që nga episodi i Chelyabinsk-ut në Rusi gjashtë vjet më parë.
Deri më tani megjithatë, asgjë nuk ishte kuptuar nga prania e këtij meteori, sepse gjithçka ka ndodhur mbi detin e Beringut, pranë gadishullit rus të Kamcatkës.
Trupi qiellor shpërtheu me një energji 10 herë më të fortë sesa ajo e lëshuar nga bomba atomike e Hiroshimës, sipas eksperteve të NASA-s, një lëmsh i tillë i zjarrtë i këtyre përmasave mund të pritet vetëm dy apo tre herë çdo 100 vjet.
Asteroidi ka hyrë në atmosfere pasditen e 18 dhjetorit, me orën lokale, me një shpejtësi prej 32 km/s dhe një pjerrësi trajektoreje prej 7 gradësh.
Shkëmbi hapësinor, me një madhësi që shkonte në disa metra, ka shpërthyer 25.6 km mbi sipërfaqen e Tokës, me një energji qe llogaritet ne 173 kilotone.
Shpërthimin e kanë diktuar satelitet ushtarake; per ngjarjen, NASA u njoftua nga Forcat ajrore të Shteteve të Bashkuara.
Some colour views of the #meteor that flew over the North Pacific in December 2018, taken by Japan's #Himawari satellite.
The meteor is really clear here – bright orange fireball against the blue + white background!Background: https://t.co/r403SQxicZ pic.twitter.com/ctNN8zxsXb
— Simon Proud (@simon_sat) March 18, 2019