Zëvendës Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen, ka folur nga studio e ERTV-së për performancën e zyrave të punës në vend dhe për ligjin e ri të nxitjes së punësimit, votuar nga Kuvendi i Shqipërisë javën e shkuar.
Ndër të tjera, Sorensen u ndal edhe te disa nga risitë e këtij ligji. Ajo njoftoi se për gratë në zonat rurale, në distanca të largëta dhe që e kanë të vështirë për t’u integruar në tregun e punës, qeveria do të ofrojë mbështetjen e saj.
Kështu, mbështetja nis me subvencionimin financiar të kujdesit të fëmijëve gjatë kohës që ato janë në punë, e deri te kostot e transportit për në vendin e punës.
Mbështetje ky ligj garanton edhe për krijimin e startup-eve dhe vetëpunësimin, që më parë me ligjin e vjetër nuk kanë qënë të zbatueshme.
Por risia madhore e ligjit është detyrimi që çdo institucion publik apo privat, të punësojë të paktën një person me aftësi të kufizuara. Kush nuk mundet ta bëjë këtë, është i detyruar që të derdhë çdo muaj në llogarinë e fondit social, 100 % të pagës që do të shkonte për këtë person të punësuar.
Sorensen shtoi se ligji i ri, rrit gamën e shërbimeve dhe programeve të punësimit dhe të aftësimit professional që do të ofrohen përmes Shërbimit Kombëtar të Punësimit.